Liverpooli e nisi mirë pjesën e parë duke dominuar përballë West Bromwich Albionit, por pa arritur ta bëjë gjënë e duhur që të shënojë gol.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi pa gola dhe pa ndonjë rast të mirë shënimi nga njëra apo tjetra skuadër.


Në pjesën e dytë Liverpool, kishte rast të mirë të shënonte gol nëpërmjet talentit Jordan Ibe i cili goditi vetëm shtyllën në minutën e 63-të.

Pas këtij barazimi Liverpooli mbetet në pozitën e pestë duke bërë një hap prapa në luftën për pozitën e katërt që mbahet nga Manchester City.

Aktualisht të kuqtë kanë 58 pikë sa ka edhe Tottenham në pozitën e gjashtë ndërsa kanë mbetur gjashtë pikë prapa Cityt. /Telegrafi/

telegrafi sport app