Liverpool po përgatitet të bëjë ndryshime të mëdha në afatin kalimtar të verës, sipas raportimeve.

“Të Kuqtë” nuk kanë arritur të bëjnë një mbrojtje domethënëse të titullit në Premier League në sezonin 2025-26 dhe aktualisht renditen në vendin e katërt, me dy ndeshje të mbetura.


Një vit pas festimeve të titullit në “Anfield”, Arne Slot dhe Liverpool janë shumë larg pritshmërive këtë sezon, pavarësisht se kanë investuar ndjeshëm në përforcimin e skuadrës.

Për arsye të ndryshme, transferimet e Alexander Isak, Hugo Ekitike, Milos Kerkez, Jeremie Frimpong dhe Florian Wirtz nuk e kanë dhënë ende efektin e dëshiruar.

Si pasojë, nevoja për një rindërtim në afatin kalimtar është e qartë dhe një lojtar kyç i ekipit kampion mund të jetë ndër emrat kryesorë në listën e largimeve të mundshme.

Sulmuesi holandez Cody Gakpo shënoi 10 gola në Ligën Premier teksa Liverpool fitoi titullin në sezonin 2024/25, i pari i Slot në krye të klubit.

Por këtë sezon Gakpo ka pasur vështirësi me formën dhe Slot raportohet se është i hapur për ta shitur bashkëkombasin e tij.

“Holandezi ka kaluar një sezon tejet të vështirë në ‘Anfield’. Ai nuk ka krijuar asnjë lidhje funksionale me Milos Kerkez në krahun e majtë, duket tejet i parashikueshëm në sulm dhe, në disa raste, ka mbajtur jashtë formacionit edhe Rio Ngumohan e jashtëzakonshëm”.

“Do të ketë ndryshime masive në krahë këtë verë, me Mohamed Salah që pritet të largohet dhe me Federico Chiesan që ka shanse reale të rikthehet në Itali. Por sipas burimit tonë të brendshëm, Graeme Bailey, edhe Gakpo mund të largohet”, ka raportuar TEAMtalk.

Ai ka shënuar 50 gola për gjigantin anglez në të gjitha garat, duke i ndihmuar ata të fitojnë Carabao Cup si edhe titullin e famshëm kampion në sezonin e kaluar./Telegrafi/

telegrafi sport app