Liverpooli është në treg për një portier me përvojë i cili do të ishte zëvendësim për Pepe Reina në sezonin e ardhshëm.

Pasi u përfol se Redsat ishin afër transferimit të portierit të Romës, Alexandre Doni, Sky Italia tash shkruan se ekipi anglez është i interesuar për portierin tjetër brazilian të ekipit.


Derisa Doni u tha se mund të transferohet për 1 milionë funte, çmimi i Julio Sergio pritet të jetë dukshëm më i madh.

Sergio dhe Doni kanë luftuar për vendin e parë të portierit në dy sezonet e fundit te Roma. /Telegrafi/

telegrafi sport app