Liverpooli ka rritur interesin e tyre për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.

Reprezentuesi francez ka të ngjarë të bëhet një futbollist i lirë në fund të sezonit.


Kjo pasi ai ka refuzuar disa oferta dhe ka refuzuar të qëndroj te gjiganti parisien.

Refuzimi i kontratës së re ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas Rabiot.

adrien rabiot liverpool transfer news gettyimages 1006660048

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Liverpooli po udhëheq garën për nënshkrimin e Rabiot pasi thuhet se ka bërë një ofertë "të fuqishme".

Oferta e gjigantit anglez mendohet se ka 'larguar nga loja' Barcelonën që deri tash ishte në 'pole-position'.

Manchester City dhe Milani janë gjithashtu të interesuar për transferimin e 23-vjeçarit.

Rabiot ka qenë në formë të mirë për parisienët, të cilët kanë fituar të gjitha 12 ndeshjet e para në këtë sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app