LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli e zhbllokon rezultatin, shpreson në rikthim

Liverpooli e zhbllokon rezultatin, shpreson në rikthim
Divock Origi (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka kaluar epërsi në ndeshjen e kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Redsat e kanë nisur furishëm sfidën, pasi e kanë të qartë se disavantazhi nga ndeshja e parë (3-0) është shumë  i lartë.


Goditjen e Jordan Henderson e mbrojti Ter Stegen, mirëpo Divock Origi reagoi shpejt në zonë për të realizuar (7′).

Blaugranët bënë një sërë sulmesh në vazhdim, përmes Lionel Messit, Jordi Albas e Philippe Coutinhos.

Liverpooli duhet t’i shënojë edhe dy gola për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, me kusht që të mos pranojë gol. /Telegrafi/