Liverpooli dhe Manchester City do të luajnë ves vete në derbin e javës së 12-të në Ligën Premier.

Reds janë nikoqir të Qytetarëve në takimin e vlefshëm mes liderit aktual dhe vendit të dytë, në takimin që do të zhvillohet në Anfield nga ora 17:30.


Ekipi i Jurgen Kloppit është pa humbje në 11 takimet e para dhe synon të vazhdojë rezultatet pozitive për të mbajtur diferencën me ndjekësin Cityt.

Në anën tjetër, ekipi i Pep Guardiolas vjen nga tri fitore radhazi dhe me një fitore do t'i afrohet Liverpoolit në vetëm tre pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të luajnë me formacionet më të mirë të mundshme, përveç mungesave nga lëndimet.

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Wijnaldum, Salah, Firmino, ManeMan City: Bravo, Walker, Fernandinho, Otamendi, Angelino, Gundogan, De Bruyne, B Silva, Mahrez, Aguero, Sterling/Telegrafi/

telegrafi sport app