Liverpooli dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Reds janë nikoqir të Topçinjve në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Ligën Premier, ndeshje e cila zhvillohet në Anfield nga ora 18:30.

Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp ka shënuar dy fitore në dy ndeshjet e para dhe synon tri pikët e radhës në takimin në shtëpi ndaj Arsenalit.

Në anën tjetër, edhe ekipi i Unai Emery ka gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para dhe ka udhëtuar në Anfield për rezultat pozitiv.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Te Liverpooli, Xherdan Shaqiri e nis ndeshjen nga banka, ndërsa Granit Xhaka kthehet titullar menjëherë pas lëndimit.

Liverpool: Adrian; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Wijnaldum, Henderson; Mane, Salah, Firmino

Arsenal: Leno; Maitland-Niles, Sokratis, Luiz, Monreal; Xhaka, Goundouzi, Willock, Ceballos, Aubameyang; Pepe. 

/Telegrafi/