
- 27/03/2026 00:19- “Besoj kemi me e kallë stadiumin”, Fisnik Asllani i paralajmëron Turqinë para përballjes në “Fadil Vokrri”
- 27/03/2026 00:12- “Nuk ka fjalë që ta përshkruajmë këtë emocion”, Lumbardh Dellova pas triumfit ndaj Sllovakisë
- 27/03/2026 00:00- “Turqia e fortë por jemi gati, por bëjmë gjithçka për Botërorin”, Veldin Hoxha me plot optimizëm pas fitores ndaj Sllovakisë
- 26/03/2026 23:55- Ylli sllovak i dëshpëruar pas ndeshjes: Nuk arritëm ta përballojmë ritmin e Kosovës
- 26/03/2026 23:54- Kombëtarja e Kosovës pasuron arkat falë triumfit historik, Qeveria Kurti dhuron 500 mijë euro
- 26/03/2026 23:53- “Nuk bën assesi të gabojmë ndaj Turqisë si me Sllovakinë”, Franco Foda reagon pas fitores historike të Kosovës
- 26/03/2026 23:52- Hadërgjonaj: E merituam të jemi këtu, tani kemi finale të martën
- 26/03/2026 23:52- Kurti: Urime Kosovë! Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër
- 26/03/2026 23:51- "Qiti paret kryeministër”, Rama në shoqëri me Pecin e Konjufcën bën shaka pas fitores historike të Kosovës
- 26/03/2026 23:51- “Zhduket ëndrra jonë për Botëror”, mediat sllovake reagojnë pas fitores historike të Kosovës
- 26/03/2026 23:03- Notat e lojtarëve: Sllovaki 3-4 Kosovë
- 26/03/2026 22:40- 95' Përfundon gjithçka, Sllovaki 3-4 Kosovë
- 26/03/2026 22:14- 71' GOOOOOOOOOL! Kreshnik Hajrizi gjendet mirë në zonë dhe realizon për 4-2
- 26/03/2026 22:12- 70' Kosova po i reziston mirë deri tani sulmeve të Sllovakisë
- 26/03/2026 22:03- 59' GOOOOOOOOOL! Florent Muslija shënon një gol spektakolar nga gjuajtja e dënimit për epërsinë e Kosovës 3-2
- 26/03/2026 21:50- 48' GOOOOOOOOOL! Fisnik Asllani realizon për 2-2 pas një shkëputje fantastike në ajër
- 26/03/2026 21:48- 46' Nis pjesa e dytë
- 26/03/2026 21:32- Mbyllet pjesa e parë: Sllovaki 2-1 Kosovë
- 26/03/2026 21:30- 44' Lukas Haraslin realizon nga goditja e dënimit për rezultatin 2-1
- 26/03/2026 21:22- 36' Rrezikohet porta e Aro Muric, Haraslin i vendasve godet shtyllën
- 26/03/2026 21:06- 20' GOOOOOOOOOOL! Kosova barazon gjithçka, Veldin Hoxha realizon për 1-1
- 26/03/2026 20:59- 13' Kosova rrezikon me Mërgim Vojvodën, por reagon portieri Martin Dubravka
- 26/03/2026 20:52- 5' Sllovakia kalon në epërsi, shënon Martin Valjent me kokë për 1-0
- 26/03/2026 20:45- 1' Fillon ndeshja
- 26/03/2026 20:19- Flamuri shqiptar prezent në shkallët e stadiumit 'Tehelne pole'
- 26/03/2026 20:16- Lojtarët e Kosovës po kryejnë përgatitjet e fundit para fillimit të ndeshjes me Sllovakinë
- 26/03/2026 20:07- Vjosa Osmani para përballjes me Sllovakinë: Ta shkruajmë emrin e Kosovës në historinë e futbollit
- 26/03/2026 19:42- Yjet e Kosovës mbërrijnë në stadium
- 26/03/2026 19:21- Formacionet zyrtare, Sllovaki – Kosovë: Këta janë 11 luftëtarët që do të synojnë fitoren historike
- 26/03/2026 19:14- “4 deri 5 mijë tifozë në stadium”, kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha, jep detaje para ndeshjes me Sllovakinë
- 26/03/2026 18:54- Gjithçka gati: FFK-ja publikon video të dhomës së zhveshjes para përballjes ndaj Sllovakisë
- 26/03/2026 18:53- ‘Dardanët’ nisen në kortezh drejt stadiumit, atmosfera në kulm para ndeshjes me Sllovakinë
- 26/03/2026 18:27- “Me rëndësi t’i eliminojmë të gjithë”, Përparim Rama motivon Kosovën para përballjes me Sllovakinë
- 26/03/2026 18:10- Nuk mungon as flamuri shqiptar në festën dardane
- 26/03/2026 17:59- Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) publikon pamje nga stadiumi 'Tehelne pole' pak orë para fillimit të ndeshjes
- 26/03/2026 17:14- “Fitorja edhe minimale na gëzon, veç me kalu topi rrjetën”, Ish futbollisti Blendi Memaj flet për ndeshjen dhe atmosferën në Bratislavë
- 26/03/2026 17:07- Ndeshje me rrezikshmëri të lartë, shtohen masat e sigurisë para duelit Sllovaki-Kosovë
- 26/03/2026 17:07- Gazetarët kosovarë njëzëri: Sot është nata jonë, Kosova kualifikohet në finale të ‘play-off’-it
- 26/03/2026 16:28- Juventusi i uron fat Edon Zhegrovës për përballjen me Sllovakinë
- 26/03/2026 16:15- Mediumi sllovak i jep jehonë tifozëve të Kosovës: Energji e jashtëzakonshme në qytet, i kanë pushtuar të gjitha rrugët në Bratislavë
- 26/03/2026 16:10- Atmosferë e zjarrtë nga tifozët e Kosovës pak orë para ndeshjes, Agim Ademi kërcen me ‘Dardanët’
- 26/03/2026 14:01-Nga kampanja e suksesshme te ëndrra amerikane: Agim Ademi flet për Telegrafin para “finales” me Sllovakinë
- 26/03/2026 13:49-Kreu i 'Dardanëve' zbulon vendin ku takohen tifozët, nga aty shkojnë të gjithë bashkë në stadium
- 26/03/2026 13:46-Kapiteni i Kombëtares së Kosovë në përkrahje të ekipit përmes një postimi
- 26/03/2026 13:42-Sllovaki – Kosovë, superkompjuteri i Opta-s parashikon fituesin e ndeshjes
- 26/03/2026 11:46-Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Sllovakisë
- 26/03/2026 11:12- Stafi i Telegrafit parashikon ndeshjen Sllovaki-Kosovë, besojnë te fitorja e Dardanëve
- 26/03/2026 10:48-Calzona dorëzon listën për ndeshjen kundër Kosovës, mungon ylli i madh i sllovakëve
- 26/03/2026 10:12-Zbulohen emrat e dy lojtarëve që mbeten jashtë listës prej 23 lojtarëve që Foda zgjodhi për ndeshjen ndaj Sllovakisë
- 26/03/2026 09:45-Formacioni i mundshëm i Kosovës: Foda pa shumë ndryshime, i beson të përhershmëve dhe rreshtimit fitues
- 26/03/2026 09:43-Dita e ndeshjes: Kosova përballë provës vendimtare ndaj Sllovakisë në Bratislavë
- 25/03/2026 23:28- “Është finale”, portieri i Sllovakisë optimist se do ta mposhtin Kosovën
- 25/03/2026 23:28- “Diaspora, aseti ynë i veçantë”, Agim Ademi falënderon “Dardanët” që vendosën të përfaqësojnë Kosovën
- 25/03/2026 23:27- Lajm fantastik për Kosovën, përzgjedhësi i Sllovakisë thotë se edhe një yll i skuadrës mungon ndaj “Dardanëve”
- 25/03/2026 18:54- Franco Foda flet për gjendjen e Edon Zhegrovës
- 25/03/2026 18:53- Vedat Muriqi: Nëse ka penallti do ta gjuaj unë, dueli ndaj Valjent do të jetë i veçantë
- 25/03/2026 18:52- Franco Foda para ndeshjes ndaj Sllovakisë: Synojmë vetëm fitoren, jemi përgatitur maksimalisht
- 25/03/2026 18:51- Menaxheri i Kosovës siguron tifozët: Të gjithë ata që kanë blerë bileta do të lejohen të futen në stadium
- 25/03/2026 18:12- Lojtarët e Kosovës inspektojnë fushën e stadiumit ‘Tehelne pole’
- 25/03/2026 17:14- Kosova assesi të mos pranojë gol të hershëm
- 25/03/2026 16:40- Sllovakia blindon tribunat, por frika nga ‘pushtimi’ i tifozëve të Kosovës mbetet
- 25/03/2026 15:24- Ish-portieri sllovak: Kosova është shumë e fortë, ndaj tyre na duhet edhe fat
- 25/03/2026 14:52- Kosova zbarkon në Sllovaki për ndalesën e parë drejt Kupës së Botës
- 25/03/2026 13:49- Në Sllovaki e pranojnë: Nuk jemi favorit ndaj Kosovës, janë shumë të fortë në sulm
- 25/03/2026 13:45-Dardanët gati për betejën e madhe në Bratislavë – Kosova mban stërvitjen e fundit për “play-off”-in e Botërorit 2026
- 25/03/2026 11:05-Eksperti sllovak thotë se ka studiuar Kosovën, tregon pikat e forta dhe parashikon ndeshjen: Një ekip ballkanik i talentuar, me mentalitet gjerman
- 25/03/2026 10:13- Nga futbolli sllovak te Kosova, Dubova beson në triumfin e ‘Dardanëve’: Besoj që kombëtarja jonë ka shumë gjasa të kualifikohet
- 24/03/2026 20:11- Florent Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, e ëndërrojmë kualifikimin
- 24/03/2026 20:09- Kreshnik Hajrizi: Ëndrra e shqiptarëve drejt realizimit
- 24/03/2026 18:30- Ylli i Sllovakisë tregon se çfarë i tha Oblaku për Kosovën para përballjes së të enjtes
- 24/03/2026 18:28- Samir Ujkani flet për mediat sllovake: Jemi të vetëdijshëm çfarë na pret, detajet do ta vendosin ndeshjen
- 24/03/2026 18:26- ”Kosova më e fortë se sa e imagjinonim”, legjenda e futbollit sllovak paralajmëron një duel të forte
- 24/03/2026 18:25- Vedat Muriqi për FIFA-n: Mund të dal në pension i lumtur nëse Kosova arrin në Kupën e Botës
- 24/03/2026 18:21- Kosova dy ndeshje larg historisë, Leart Paqarada flet për Telegrafin
- 24/03/2026 18:19- UEFA zbulon gjyqtarët për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
- 24/03/2026 18:18- Kosova mbanë stërvitjen e parë, 19 futbollistë të pranishëm në stërvitje
- “Ne mund të shkruajmë historinë” - Foda me një video motivuese për futbollistët
- Momentet e arritjes së lojtarëve të Kosovës
- 24/03/2026 17:08- “Kemi alternativa”, Franco Foda nuk ankohet për mungesat e Amir Rrahmanit dhe Leon Avdullahut
- 24/03/2026 17:04- Franco Foda paralajmëron Sllovakinë: Kosova e gatshme për të gjitha skenarët, i kemi përgatitur edhe penalltitë
- 24/03/2026 17:02- Lista e Sllovakisë për ndeshjen me Kosovën
- 24/03/2026 16:55- Lista e Franco Fodas për ndeshjet historike
Kombëtarja e Kosovës ka fituar me rezultat 4-3 në udhëtim ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Tani më 31 mars, Kosova do të jetë nikoqire e Turqisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, aty ku do të vendoset se cila skuadër do të sigurojë biletën për Kupën e Botës 2026.
Ekipi i Telegrafit ndodhet në Bratislavë, me gazetarët Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri, si dhe kameramanin Korab Basha. Udhëtimi i ekipit është mundësuar nga 99esim, Globi M.I, DFK Group dhe Lasko.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për më rejat e fundit rreth kësaj ndeshjeje.
27/03/2026 00:19- “Besoj kemi me e kallë stadiumin”, Fisnik Asllani i paralajmëron Turqinë para përballjes në “Fadil Vokrri”

Sulmuesi Fisnik Asllani ka premtuar spektakël në “Fadil Vokrri” ndërsa beson në fitore edhe ndaj Turqisë.
Në një intervistë për Telegrafin pas fitores, ylli i Hoffenheimit deklaroi se me e rëndësishmja është fitorja ndaj Sllovakisë, kurse tani fokusi është te Turqia.
“Besoj që krejt golat kanë qenë shumë me rëndësi, por jam shumë i lumtur që kam shënu prapë. Po, shyqyr që së pari e kena fitu lojën sot. Besoj që kena me e kallë stadiumin”.
27/03/2026 00:12- “Nuk ka fjalë që ta përshkruajmë këtë emocion”, Lumbardh Dellova pas triumfit ndaj Sllovakisë

Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova është shprehur shumë i lumtur me fitoren ndaj Sllovakisë dhe kalimin në finale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Në një intervistë për Telegrafin pas ndeshjes, ai tha se nuk mund ta përshkruajë me fjalë emocionin që ai dhe bashkëlojtarët e tij po ndiejnë në këto momente.
Tutje Dellova tha se bashkimi i grupit ka qenë çelësi për këtë triumf, pavarësisht se Kosova e gjeti fillimisht veten në disavantazh
27/03/2026 00:00- “Turqia e fortë por jemi gati, por bëjmë gjithçka për Botërorin”, Veldin Hoxha me plot optimizëm pas fitores ndaj Sllovakisë

Mesfushori Veldin Hoxha ka deklaruar se janë shumë të lumtur me fitoren ndaj Sllovakisë, ndërsa premtoi se Kosova do të bëjë gjithçka për ta arritur kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026.
Hoxha e shënoi golin e parë për Kosovën, që triumfoi me rezultat 3-4 në Bratislavë.
Në një intervistë për Telegrafin, mesfushori i cili zëvendësoi Leon Avdullahun deklaroi se është i lumtur me golin dhe tani do të bëjnë çmos për ta arritur Botërorin.
26/03/2026 23:55- Ylli sllovak i dëshpëruar pas ndeshjes: Nuk arritëm ta përballojmë ritmin e Kosovës

Pas humbjes dramatike me rezultat 4-3 ndaj Kosovës, portieri i Sllovakisë, Martin Dubravka, ka pranuar se ekipi i tij nuk arriti të përballojë ritmin e lartë të kundërshtarit, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes.
Sllovakia e mbylli pjesën e parë në epërsi 2-1, duke dhënë shenja se kishte kontroll mbi lojën.
Megjithatë, gjithçka ndryshoi pas pushimit, ku Kosova u rikthye fuqishëm, duke përmbysur rezultatin dhe duke siguruar një fitore historike në Bratislavë.
26/03/2026 23:54- Kombëtarja e Kosovës pasuron arkat falë triumfit historik, Qeveria Kurti dhuron 500 mijë euro

Kombëtarja e Kosovës ka fituar me rezultat 4-3 në udhëtim ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Golat për Kosovën në këtë sfidë i realizuan Veldin Hoxha, Fisnik Asllani, Florent Muslija dhe Kreshnik Hajrizi.
Tani më 31 mars, Kosova do të jetë nikoqire e Turqisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, aty ku do të vendoset se cila skuadër do të sigurojë biletën për Kupën e Botës 2026.
26/03/2026 23:53- “Nuk bën assesi të gabojmë ndaj Turqisë si me Sllovakinë”, Franco Foda reagon pas fitores historike të Kosovës

Përzgjedhësi Franco Foda ka uruar lojtarët e Kosovës pas fitores ndaj Sllovakisë, por njëkohësisht iu ka tërhequr vëmendjen se nuk bënë gabime në sfidën ndaj Turqisë.
“Dardanët” morën një fitore të madhe me rezultat 3-4 në Sllovaki, ndërsa finalen do ta zhvillojnë në Prishtinë ndaj Turqisë.
Në konferencë për media pas ndeshjes, Foda iu ka rikujtuar lojtarëve se nuk bënë të gabojnë ndaj Turqisë sepse nuk është e sigurt që në secilën sfidë do të shënojmë nga katër gola.
26/03/2026 23:52- Hadërgjonaj: E merituam të jemi këtu, tani kemi finale të martën

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka reaguar me emocione të mëdha pas fitores spektakolare 4-3 ndaj Sllovakisë në Bratislavë, një rezultat që e çon kombëtaren një hap larg realizimit të ëndrrës për Kupën e Botës 2026.
Pas ndeshjes, Hadërgjonaj nuk e fshehu krenarinë për arritjen historike të ekipit, duke vlerësuar kontributin e secilit lojtar dhe duke theksuar rëndësinë e unitetit në skuadër.
Ai gjithashtu u ndal te sfida e radhës, finalja e playoff-it, që pritet të zhvillohet të martën dhe që mund të jetë vendimtare për historinë e futbollit kosovar.
26/03/2026 23:52- Kurti: Urime Kosovë! Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër

Pas një fitoreje dramatike dhe historike në transfertë ndaj Sllovakisë, kombëtarja e Kosovës ka bërë një hap gjigant drejt realizimit të ëndrrës për pjesëmarrje në Kupën e Botës 2026.
Menjëherë pas ndeshjes, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar publikisht përmes një postimi emocionues, duke përgëzuar ekipin dhe tifozët për këtë arritje të madhe.
26/03/2026 23:51- "Qiti paret kryeministër”, Rama në shoqëri me Pecin e Konjufcën bën shaka pas fitores historike të Kosovës

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama e ka “rikthyer” deklaratën e famshme “Qiti paret kryeminstër” pas fitores historike të Kosovës ndaj Sllovakisë.
Kryeminstri Kurti ka premtuar 500 mijë euro në rast që Kosova kualifikohet në finalen e play-offit të Kupës së Botës, gjë që e arritën me triumf 3-4 te sllovakët.
Rama, i cili ishte i pranishëm në Bratislavë pranë shumë emrave tjerë të politikës, përfshirë edhe Faton Pecin, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Blerim Gashani, kreytarin e Dreanasit Ramiz Lladrovcin ka publikuar një foto nga festa në stadium.
26/03/2026 23:51- “Zhduket ëndrra jonë për Botëror”, mediat sllovake reagojnë pas fitores historike të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka siguruar kualifikimin historik në finale të play-offit të Kampionatit Botëror pas një triumfi në Sllovaki.
“Dardanët” morën një fitore të madhe me rezultat 3-4 ndërsa finalen do ta zhvillojnë në Prishtinë përballë Turqisë, më saktësisht në “Fadil Vokrri”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i mediave sllovake që shkruan se Kosova ia shuajti ëndrrat për Kupën e Botës.
26/03/2026 23:03- Notat e lojtarëve: Sllovaki 3-4 Kosovë

Kombëtarja e Kosovës ka fituar me rezultat 4-3 në udhëtim ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Tani më 31 mars, Kosova do të jetë nikoqire e Turqisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, aty ku do të vendoset se cila skuadër do të sigurojë biletën për Kupën e Botës 2026.
Golat për Kosovën në këtë sfidë i realizuan Veldin Hoxha, Fisnik Asllani, Florent Muslija dhe Kreshnik Hajrizi.
26/03/2026 22:40- 95' Përfundon gjithçka, Sllovaki 3-4 Kosovë
26/03/2026 22:14- 71' GOOOOOOOOOL! Kreshnik Hajrizi gjendet mirë në zonë dhe realizon për 4-2
26/03/2026 22:12- 70' Kosova po i reziston mirë deri tani sulmeve të Sllovakisë
26/03/2026 22:03- 59' GOOOOOOOOOL! Florent Muslija shënon një gol spektakolar nga gjuajtja e dënimit për epërsinë e Kosovës 3-2
26/03/2026 21:50- 48' GOOOOOOOOOL! Fisnik Asllani realizon për 2-2 pas një shkëputje fantastike në ajër
26/03/2026 21:48- 46' Nis pjesa e dytë
26/03/2026 21:32- Mbyllet pjesa e parë: Sllovaki 2-1 Kosovë
26/03/2026 21:30- 44' Lukas Haraslin realizon nga goditja e dënimit për rezultatin 2-1
26/03/2026 21:22- 36' Rrezikohet porta e Aro Muric, Haraslin i vendasve godet shtyllën
26/03/2026 21:06- 20' GOOOOOOOOOOL! Kosova barazon gjithçka, Veldin Hoxha realizon për 1-1
26/03/2026 20:59- 13' Kosova rrezikon me Mërgim Vojvodën, por reagon portieri Martin Dubravka
26/03/2026 20:52- 5' Sllovakia kalon në epërsi, shënon Martin Valjent me kokë për 1-0
26/03/2026 20:45- 1' Fillon ndeshja
26/03/2026 20:19- Flamuri shqiptar prezent në shkallët e stadiumit 'Tehelne pole'

26/03/2026 20:16- Lojtarët e Kosovës po kryejnë përgatitjet e fundit para fillimit të ndeshjes me Sllovakinë
26/03/2026 20:07- Vjosa Osmani para përballjes me Sllovakinë: Ta shkruajmë emrin e Kosovës në historinë e futbollit
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar fat “Dardanëve” para përballjes me Sllovakinë.
Ajo përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” kërkoi se të gjithë të qëndrojnë pranë lojtarëve në këtë sfidë vendimtare.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Sonte në Bratisllavë, “Dardanët” tanë luftojnë për një ëndërr që na bashkon të gjithëve: rrugën drejt Kupës së Botës 2026. Me zemër, me besim dhe me krenari, le të qëndrojmë pranë tyre në këtë sfidë vendimtare. Ta shkruajmë emrin e Kosovës në historinë e futbollit”.
26/03/2026 19:42- Yjet e Kosovës mbërrijnë në stadium
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar video ku shihen yjet e Kosovës në stadium.
“Dardanët” janë të gatshëm të mposhtin kombëtaren e Sllovakisë për ta siguruar finalen e play-offit të Kupës së Botës.
“Dardanët kanë mbërritur në stadiumin Tehelne pole!
Gati për gjysmëfinalen e Play-off-it të Botërorit”, thuhet në përshkrim.
26/03/2026 19:21- Formacionet zyrtare, Sllovaki – Kosovë: Këta janë 11 luftëtarët që do të synojnë fitoren historike

Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fillim nga ora 20:45 në udhëtim ndaj Sllovakisë në kuadër të gjysmëfinales së ‘play-off’-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
‘Dardanët’ vijnë në këtë ndeshje me dy mungesa të rëndësishme siç janë ato të kapitenit Amir Rrahmani dhe mesfushorit Leon Avdullahu.
Foda i ka besuar edhe në këtë ndeshje t’i besojë rreshtimit që e solli deri në ‘play-off,’ po ashtu edhe lojtarëve që mbajtën barrën kryesore të ekipit kombëtar në kualifikuese.
26/03/2026 19:14- “4 deri 5 mijë tifozë në stadium”, kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha, jep detaje para ndeshjes me Sllovakinë

Para ndeshjes gjysmëfinale të ‘playoff’-it për Kupën e Botës 2026 ndaj Sllovakisë, kryetari i tifozëve të Kosovës, “Dardanët”, Lulzim Berisha, foli për pritshmëritë e tifozëve dhe rëndësinë e këtij momenti historik.
Ai tha se në stadium sonte pritet të jenë diku rreth 4 ose 5 mijë tifozë, teksa pati edhe njw mesazh për lojtarët e Kosovës.
“Besojmë në fitoren e Kosovës. Kemi udhëtuar me mijëra kilometra për këtë fitore. Minimumi do të jenë 1 mijë tifozë, ku janë biletat zyrtare tonat, por sipas informacioneve do të ketë 4 deri në 5 mijë tifozë”.
26/03/2026 18:54- Gjithçka gati: FFK-ja publikon video të dhomës së zhveshjes para përballjes ndaj Sllovakisë
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar një video të fanellave të lojtarëve, duke konfirmuar se gjithçka është gati për përballjen me Sllovakinë.
Kosova do ta zhvillojë sfidën jetike ndaj sllovakëve, në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Kupës së Botës.
FFK-ja tashmë ka informuar tifozët se të gjitha përgatitjet janë kryer për këtë sfidë.
“Dhoma e zhveshjes e Kombëtares së Kosovës është gati – fanellat e vendosura dhe gjithçka në përgatitje për ndeshjen kundër Sllovakisë”, thuhet ndër të tjera.
26/03/2026 18:53- ‘Dardanët’ nisen në kortezh drejt stadiumit, atmosfera në kulm para ndeshjes me Sllovakinë

Tifozët e Kosovës janë nisur në kortezh drejt stadiumit përpara ndeshjes gjysmëfinale të ‘playoff’-it për Kupën e Botës 2026 kundër Sllovakisë, që nis në orën 20:45.
Atmosfera në qytet është elektrizuese, me mbështetje të madhe për ekipin kombëtar dhe tifozë të vendosur të krijojnë një mbrëmje historike për Kosovën.
Fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballet me fituesin e çiftit tjetër, Turqi-Rumani, për të siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026.
26/03/2026 18:27- “Me rëndësi t’i eliminojmë të gjithë”, Përparim Rama motivon Kosovën para përballjes me Sllovakinë

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka motivuar “Dardanët” para përballjes me Sllovakinë.
Ai në një intervistë për Telegrafin deklaroi se pret që Kosova të fitojë pavarësisht cili do të jetë rezultati përfundimtar.
“Një atmosferë e mrekullueshme, energji spektakulare sot me “Dardanët” këtu, me krejt Kosovën dhe shqiptarinë që kanë ardh me e përkrahë klubin futbollistik ma t’mirin në botë, klubin e Kosovës. Shpresoj dhe besoj në fitore me çfarë do rezultati. Çfarëdo rezultati është i mirë së ardhur, 2-0, 2-1, por sa më i lartë aq më i mirë 3-0, 4-1”.
26/03/2026 18:10- Nuk mungon as flamuri shqiptar në festën dardane

26/03/2026 17:59- Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) publikon pamje nga stadiumi 'Tehelne pole' pak orë para fillimit të ndeshjes
26/03/2026 17:14- “Fitorja edhe minimale na gëzon, veç me kalu topi rrjetën”, Ish futbollisti Blendi Memaj flet për ndeshjen dhe atmosferën në Bratislavë

Një fitore minimale do të gëzonte tërë Kosovën, kështu ka deklaruar ish futbollisti i Lirisë Blendi Memaj për Telegrafin.
Memaj ka udhëtuar me tifozët e Kosovës për ta mbështetur kombëtaren para kësaj përballje jetike, të vlefshme për gjysmëfinalen e play-offit të Kupës së Botës.
Në një intervistë për Telegrafin, ai deklaroi se është i lumtur që është në mesin e tifozëve, kurse i sigurt se të gjithë yjet e Kosovës e dinë rëndësinë e kësaj sfide.
26/03/2026 17:07- Ndeshje me rrezikshmëri të lartë, shtohen masat e sigurisë para duelit Sllovaki-Kosovë

Në Bratislavë janë ndërmarrë masa të rrepta sigurie në prag të përballjes mes Sllovakisë dhe Kosovës, e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off”-it kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Autoritetet vendase kanë konfirmuar se gjithçka është organizuar për të garantuar një mbarëvajtje të qetë të këtij eventi të rëndësishëm sportiv.
Ndeshja do të zhvillohet sonte në stadiumin kombëtar të Bratislavës, me fillim nga ora 20:45, ndërsa institucionet e sigurisë kanë paralajmëruar prani të shtuar të forcave policore para, gjatë dhe pas takimit.
26/03/2026 17:07- Gazetarët kosovarë njëzëri: Sot është nata jonë, Kosova kualifikohet në finale të ‘play-off’-it

Atmosfera në Bratislavë ka marrë ngjyrat e Kosovës. Që prej mbrëmjes së djeshme, rrugët dhe lokalet në sheshet kryesore të qytetit janë mbushur me tifozë “Dardanë”, duke krijuar një klimë entuziazmi dhe besimi të madh për kombëtaren.
Gazetarët kosovarë Lorik Gashi dhe Lorik Jashanica, që ndodhen në Sllovaki kanë përcjellë nga afër këtë atmosferë elektrizuese, duke theksuar se mbështetja për ekipin kombëtar është në nivele të jashtëzakonshme.
Sipas tyre, kjo energji pozitive pritet të reflektohet edhe në fushë, në një ndeshje vendimtare për fatin e Kosovës.
26/03/2026 16:28- Juventusi i uron fat Edon Zhegrovës për përballjen me Sllovakinë

Gjiganti italian Juventus i ka uruar fat sulmuesit Edon Zhegrova para përballjes ndaj Sllovakisë në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Kupës së Botës.
“Zonja e Vjetër” postoi në rrjetet sociale një foto të yllit kosovar, pak orë para se të nis ndeshja.
“Paç fat Edon. Kosova udhëton për t’u përballur me Sllovakinë këtë mbrëmje në gjysmëfinalen e play-offit të kualifikimit për Kupën e Botës”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
26/03/2026 16:15- Mediumi sllovak i jep jehonë tifozëve të Kosovës: Energji e jashtëzakonshme në qytet, i kanë pushtuar të gjitha rrugët në Bratislavë

Tifozët e Kosovës i kanë pushtuar rrugët e Bratislavës para përballjes mes Sllovakisë dhe Kosovës, kështu së paku raportojnë mediat sllovake.
Kosova do ta zhvillojë gjysmëfinalen e play-offit në Sllovaki, ndërsa rrugët janë mbushur me tifozët dardanë.
Mediumi i njohur sllovak “sport24.pluska” raporton se 1 mijë e 300 tifozë kanë bileta zyrtare, megjithatë shumë më shumë do të arrijnë pasi ka blerë bileta nga sllovakët në të “zezën”.
26/03/2026 16:10- Atmosferë e zjarrtë nga tifozët e Kosovës pak orë para ndeshjes, Agim Ademi kërcen me ‘Dardanët’

Atmosfera në Bratislavë është ndezur nga tifozët e Kosovës vetëm pak orë para ndeshjes së shumëpritur.
Kosova do të luajë në udhëtim ndaj Sllovakisë në ‘play-off’ me fillim nga ora 20:45, në përpjekje për të siguruar finale e madhe ku do të ndeshej me fituesin e çiftit Turqi-Rumani për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
“Dardanët” kanë pushtuar sheshet e qytetit me këngë dhe valle, duke krijuar një ambient festiv dhe plot emocion.
26/03/2026 14:01-Nga kampanja e suksesshme te ëndrra amerikane: Agim Ademi flet për Telegrafin para “finales” me Sllovakinë
Agim Ademi (Foto: Brahim Nura)Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka dhënë një intervistë për portalin Telegrafi, ku ka folur gjerësisht për situatën në Kombëtare para përballjes vendimtare ndaj Sllovakia në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.
26/03/2026 13:49-Kreu i 'Dardanëve' zbulon vendin ku takohen tifozët, nga aty shkojnë të gjithë bashkë në stadium

Kombëtarja e Kosovës luan sot (e enjte) në mbrëmje ndaj Sllovakisë në ndeshjen vendimtare të play-off-it për kualifikim në Kupën e Botës, me fillim në orën 20:45 në Bratislavë.
Grupi i tifozëve “Dardanët” ka bërë thirrje për të gjithë mbështetësit që të grumbullohen në mënyrë të organizuar dhe në koordinim me forcat e rendit sllovake.
Sipas udhëheqësit të tifozëve, Lulzim Berisha, vendtakimi për tifozët rekomandohet te: Gelato Point, Laurinská 780/2, 811 01 Staré Mesto, Bratislavë në ora 14:00 – 17:45.
26/03/2026 13:46-Kapiteni i Kombëtares së Kosovë në përkrahje të ekipit përmes një postimi

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot në mbrëmje ndaj Sllovakisë në ndeshjen vendimtare të play-off-it për kualifikim në Kupën e Botës, me fillim në orën 20:45 në Bratislavë.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, nuk do të jetë i pranishëm në këtë përballje për shkak të një lëndimi të fundit muskulor, i cili e ka detyruar të qëndrojë jashtë për disa ditë.
26/03/2026 13:42-Sllovaki – Kosovë, superkompjuteri i Opta-s parashikon fituesin e ndeshjes

A do të kalojë Sllovakia apo Kosova në finalen e ‘play-off’-it të Kupës së Botës 2026? Superkompjuteri i portalit Opta ka bërë parashikimin e ndeshjes, duke u bazuar në faktorët kryesorë nga ndeshjen e sotme (e enjte).
Kombëtarja e Kosovës është vetëm dy hapa larg Kupës së Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë. E para duhet të zhvillohet sonte (e enjte) në ‘Tehelné polí’ në Bratislavë ndaj Sllovakisë.
26/03/2026 11:46-Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Sllovakisë
26/03/2026 11:12- Stafi i Telegrafit parashikon ndeshjen Sllovaki-Kosovë, besojnë te fitorja e Dardanëve
26/03/2026 10:48-Calzona dorëzon listën për ndeshjen kundër Kosovës, mungon ylli i madh i sllovakëve

Përzgjedhësi i kombëtares së Sllovakisë, Francesco Calzona ka dorëzuar në UEFa listën me 23 futbollistë që do të përfshihen në ndeshjen e sotme (e enjte) ndaj Kosovës.
Dardanët janë mysafirë të sllovakëve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Tehelne pole” të Bratislavës, me fillim nga ora 20:45.
26/03/2026 10:12-Zbulohen emrat e dy lojtarëve që mbeten jashtë listës prej 23 lojtarëve që Foda zgjodhi për ndeshjen ndaj Sllovakisë

Franco Foda ka dorëzuar sot (e enjte) në UEFA listën prej 23 futbollistësh që janë të gatshëm për përballjen e Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovakisë në kuadër të ndeshjes gjysmëfinale të ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026.
Në fillim të grumbullimit, Foda ftoi 25 futbollistë në listën e parë dhe tetë tjerë në listën rezervë për këtë takim shumë të rëndësishëm.
26/03/2026 09:45-Formacioni i mundshëm i Kosovës: Foda pa shumë ndryshime, i beson të përhershmëve dhe rreshtimit fitues

Përballë Kombëtares së Sllovakisë, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda pritet të hedhë në fushë një formacion të balancuar 3-5-2, që në fazën mbrojtëse shndërrohet në 5-3-2, duke synuar siguri prapa dhe rrezik konstant përpara.
Trajneri gjerman nuk do të bëjë ndryshime të mëdha për ndeshjen e sotme (e enjte) që Kosova do ta luajë në stadiumin “Tehelne pole”, me fillim nga ora 20:45, duke vazhduar t’i besojë rreshtimit që e solli deri në play-off, po ashtu edhe lojtarëve që mbajtën barrën kryesore të ekipit kombëtar në kualifikuese.
26/03/2026 09:43-Dita e ndeshjes: Kosova përballë provës vendimtare ndaj Sllovakisë në Bratislavë

Kombëtarja e Kosovës zbret sot (e enjte) në fushë për një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e saj, teksa përballet në udhëtim me Sllovakinë, në kuadër të gjysmëfinales së “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Sllovakët janë nikoqir të Kosovës në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Tehelne pole”, me fillim nga ora 20:45.
25/03/2026 23:28- “Është finale”, portieri i Sllovakisë optimist se do ta mposhtin Kosovën

Portieri i Sllovakisë Martin Dubravka beson se kombëtarja e tij ka kualitetin për ta eliminuar Kosovën.
Ai dha lëvdata për formën dhe nivelin e lartë të Kosovës, mirëpo beson se me ndihmën e tifozëve do të vazhdojnë për në finalen e play-offit.
“Po bëhem më i vjetër... është një shans e fundit për këtë ngjarje të bukur. Është absolutisht finale për mua, e kuptoj sa e rëndësishme është për të gjithë Sllovakinë”.
25/03/2026 23:28- “Diaspora, aseti ynë i veçantë”, Agim Ademi falënderon “Dardanët” që vendosën të përfaqësojnë Kosovën

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka falënderuar lojtarët nga diaspora që kanë vendosur ta përfaqësojnë Kosovën.
Kosova do ta zhvillojë gjysmëfinalen e play-offit të Kupës së Botës ndaj Sllovakisë, ndërsa ëndërron pjesëmarrjen e parë historike në një kompeticion madhor.
Ademi ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, ku ndër të tjera shtoi se janë dy hapa larg ëndrrës së madhe.
25/03/2026 23:27- Lajm fantastik për Kosovën, përzgjedhësi i Sllovakisë thotë se edhe një yll i skuadrës mungon ndaj “Dardanëve”

Përpos Milan Skriniar, edhe sulmuesi i krahut David Duris do të mungojë për Kombëtaren e Sllovakisë ndaj Kosovës.
Përzgjedhësi i sllovakëve Calzona në konferencë për media njoftoi se Duris ka lënduar krahun derisa ishte u stërvitur prandaj nuk do të jetë i gatshëm të enjten mbrëma.
“Kemi një problem tjetër, David Duris e ka lënduar krahun në stërvitje. Ai e ka lënduar gjatë një ushtrimi të thjeshtë dhe nuk mund të llogarisim në të kundër Kosovës”, njoftoi ai.
25/03/2026 18:54- Franco Foda flet për gjendjen e Edon Zhegrovës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencën për media para ndeshjes së të enjtes ndaj Sllovakisë.
Kosova do të synojë fitoren ndaj Sllovakisë në Bratislavë në kuadër të ‘play-off’-it kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Para kësaj ndeshje, Foda është pyetur nga gazetarët edhe për gjendjen fizike të Edon Zhegrovës.
25/03/2026 18:53- Vedat Muriqi: Nëse ka penallti do ta gjuaj unë, dueli ndaj Valjent do të jetë i veçantë

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është prononcuar në konferencën për shtyp para ndeshjes së ‘play-off’-it ndaj Sllovakisë.
Në pyetjen se a do ta merrte përsipër ekzekutimin e një penalltie eventuale gjatë ndeshjes, Muriqi u shpreh me plotë vetëbesim se do ta gjuante me kënaqësi.
“Nuk e di a do të ketë penallti tjetër, patjetër do ta ekzekutoj unë. Janë gjëra që ndodhin, e di se ku po dëshiron me dalë për penalltinë që e humba ndaj Elche në minutën e 90+2’, por gabon kush e provon. Në rast që do të ketë penallti do ta gjuaj unë”, ka thënë Muriqi fillimisht.
25/03/2026 18:52- Franco Foda para ndeshjes ndaj Sllovakisë: Synojmë vetëm fitoren, jemi përgatitur maksimalisht

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencën për media para ndeshjes së të enjtes ndaj Sllovakisë.
Kosova do të synojë fitoren ndaj Sllovakisë në Bratislavë në kuadër të ‘play-off’-it kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Para këtij takimi, Foda ka thënë se ekipi ka zhvilluar një stërvitje të mirë gjatë ditëve të fundit, ku ata janë përqendruar kryesisht tek ana taktike.
25/03/2026 18:51- Menaxheri i Kosovës siguron tifozët: Të gjithë ata që kanë blerë bileta do të lejohen të futen në stadium

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka dhënë një informacion shumë me rëndësi për tifozët që do të udhëtojnë për ta përcjellë ndeshjen e ‘play-off’-it ndaj Sllovakisë.
‘Dardanët’ do të synojnë fitoren në Bratislavë, për të arritur deri te një finale eventuale ku do të ndeshej me fituesin e duelit Turqi-Rumani dhe ai duel do të përcaktonte pastaj ekipin që siguron biletën për Kupën e Botës 2026.
Shala ka thënë se tifozët që kanë blerë bileta për këtë ndeshje do të arrijnë të futen në fushë pavarësisht sektorit se ku e kanë siguruar biletën.
25/03/2026 18:12- Lojtarët e Kosovës inspektojnë fushën e stadiumit ‘Tehelne pole’

Kombëtarja e Kosovës gjatë ditës së sotme (e mërkurë) ka ateruar në Bratislavë, aty ku nesër (e enjte) do të luajë ndaj Sllovakisë në kuadër të ‘play-off’-it kualifikues për Kupën e Botës 2026.
‘Dardanët’ kanë udhëtuar me dy mungesa të rëndësishme siç janë ato të kapitenit Amir Rrahmani dhe mesfushori Leon Avdullahu.
Pak çaste para fillimit të konferencës për shtyp para kësaj ndeshje, lojtarët dhe stafi teknik i Kombëtares kanë shfyrtëzuar mundësinë për të inspektuar nga afër fushën e stadiumit ‘Tehelne pole’ ku do të zhvillohet ndeshja.
25/03/2026 17:14- Kosova assesi të mos pranojë gol të hershëm

Bleron Krasniqi, që ka luajtur në kampionatin sllovak thotë se Kombëtarja e Kosovës nuk duhet assesi të merr ndonjë gol të hershëm.
Ai në një intervistë për Telegrafin tregon se tifozët vendasë janë shumë të pasionuar pas futbollit dhe lehtë mund ta ndryshojnë tërë atmosferën.
25/03/2026 16:40- Sllovakia blindon tribunat, por frika nga ‘pushtimi’ i tifozëve të Kosovës mbetet

Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Sllovakisë, Juraj Çurny, ka komentuar atmosferën e pritshme në stadiumin nacional të Bratislavës për përballjen e rëndësishme mes Sllovakisë dhe Kosovës, duke theksuar se vendasit nuk presin që mysafirët të dominojnë në tribuna.
Ndeshja, e cila zhvillohet të enjten nga ora 20:45, është pjesë e gjysmëfinales së 'play-off'-it për Kupën e Botës 2026 dhe pritet të sjellë një atmosferë elektrizuese në kryeqytetin sllovak.
“Duke pasur parasysh që biletat janë shitur të gjitha, nuk presim që tifozët mysafirë të kenë një avantazh në tribuna”.
25/03/2026 15:24- Ish-portieri sllovak: Kosova është shumë e fortë, ndaj tyre na duhet edhe fat

Ish-portieri sllovak Jan Mucha, ka dhënë një analizë mbi gjendjen e ekipit sllovak dhe Kosovën para ndeshjes së të enjtes.
Kosova do të luajë të enjten me fillim nga ora 20:45 ndaj Sllovakisë, në përpjekje për të siguruar finalen e madhe aty ku do të ndeshej eventualisht me fituesin e duelit Turqi-Rumani.
Mucha ka thënë se Kosova ka bërë një përparim të madh viteve të fundit dhe ka në përbërje lojtar që vijnë nga kampionate mjaft cilësore.
25/03/2026 14:52- Kosova zbarkon në Sllovaki për ndalesën e parë drejt Kupës së Botës

Kombëtarja e Kosovës ka zbarkuar sot (e mërkurë) në Bratislavë, aty ku të enjten do të ndeshet me Sllovakinë në kuadër të ‘play-off’-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
‘Dardanët’ kanë udhëtuar me dy mungesa tejet të rëndësishme siç janë ato të kapitenit Amir Rrahmani dhe mesfushorit Leon Avdullahu.
Ekipi kombëtar nuk do të kryejë stërvitjen përfundimtare gjatë ditës së sotme dhe këtë do ta bëjnë si zakonisht nesër në mëngjes.
25/03/2026 13:49- Në Sllovaki e pranojnë: Nuk jemi favorit ndaj Kosovës, janë shumë të fortë në sulm

Kosova do të luajë të enjten me fillim nga ora 20:45 ndaj Sllovakisë në udhëtim në kuadër të ‘play-off’-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Sipas një analize të publikuar nga gazeta sllovake Pravda, përballja në Bratislavë pritet të jetë plotësisht e balancuar, me gjasat për fitore të ndara në mënyrë të barabartë.
Në një analizë të gazetës sllovake, gjasat e Sllovakisë dhe Kosovës për fitore të enjten në Bratislavë janë vlerësuar 50-50.
25/03/2026 13:45-Dardanët gati për betejën e madhe në Bratislavë – Kosova mban stërvitjen e fundit për “play-off”-in e Botërorit 2026

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para sfidës vendimtare ndaj Sllovakisë, me fokus maksimal dhe atmosferë pozitive në kamp.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Dardanët kanë përmbyllur sot (e mërkurë) stërvitjen e fundit para udhëtimit drejt Bratislava, aty ku do të zhvillohet gjysmëfinalja e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026 kundër Sllovakisë.
25/03/2026 11:05-Eksperti sllovak thotë se ka studiuar Kosovën, tregon pikat e forta dhe parashikon ndeshjen: Një ekip ballkanik i talentuar, me mentalitet gjerman

Eksperti sllovak i futbollit, Ladislav Borbely ka thënë ekipi kombëtar i tyre përballet me ditë shumë të vështira. Ndeshja e fazës play-off Sllovaki-Kosovë dhe një duel i mundshëm me Turqinë ose Rumaninë do të vendosin nëse ata do të kalojnë në Kupën e Botës.
Sipas ekspertit me përvojë, favoriti është i vështirë për t'u lexuar. Ai thekson forcën e Kosovës, stilin pragmatik dhe cilësinë në rritje, por në të njëjtën kohë beson se ekipi i trajnerit Francesco Calzona do të arrijë hapin e parë vendimtar.
25/03/2026 10:13- Nga futbolli sllovak te Kosova, Dubova beson në triumfin e ‘Dardanëve’: Besoj që kombëtarja jonë ka shumë gjasa të kualifikohet

Futbollisti kosovar, Muhamed Dubova, i cili aktualisht aktivizohet në Ligën e Parë të Kosovës me klubin Ramiz Sadiku, ka dhënë një intervistë për Telegrafin, ku ka folur për rrugëtimin e tij në futboll, përvojën ndërkombëtare dhe dallimet mes futbollit kosovar dhe atij sllovak.
Kombëtarja e Kosovës e pret një sfidë vendimtare këtë të enjte, ku do të përballet me Sllovakinë në Bratislavë nga ora 21:00, me synimin e qartë për fitore dhe kualifikim në finalen e playoff-it për Kupën e Botës.
Nga të paktët lojtar që kanë një lidhje mes futbollit të Kosovës dhe atij të Sllovakisë është sulmuesi gjilanas, Muhamed Dubova, i cili ka folur për kohn e tij në Sllovaki dhe përballjen e së enjtes mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Sllovakisë.
24/03/2026 20:11- Florent Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, e ëndërrojmë kualifikimin
Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj ka thënë se futbollistët e përfaqësueses së Kosovës janë të movituar maksimalisht për ndeshjen historike ndaj Sllovakisë të enjten.
Në një deklaratë të publikuar nga faqja e Federatës së Futbollist të Kosovës në Facebook, Hadërgjonaj ka thënë se atmosfera brenda ekipit është fantastike.
“Kjo ndeshje jo veç për mua, por për të gjithë futbollistët është historike, që ne të mund të arrijmë në finale dhe pastaj të mund të shkojmë në Botëror. Është e jashtëzakonshme. Jemi të motivuar maksimalisht dhe e kemi ndeshjen në fokus. Besoj që kemi atmosferë të mirë dhe kjo do të na ngritë më lartë”, ka thënë ai fillimisht.
“Për mua personalisht ka qenë një ëndërr si në Botëror a Evropian. E kemi pas shansin ndaj Maqedonisë për Evropian, tash na erdhi shansi prapë për Botëror. Është e jashtëzakonshme. E kemi merituar me lojën si ekip. Secili i ka meritat e veta. Për ne është fokusi vetëm të fitojmë gjysmëfinalen, e pastaj të shohim për finale”, ka shtuar ai.
24/03/2026 20:09- Kreshnik Hajrizi: Ëndrra e shqiptarëve drejt realizimit
Mbrojtësi Kreshnik Hajrizi mund ta fitojë rastin në mungesë të kapitenit dhe liderit të mbrojtjes, Amir Rrahmani.
Hajrizi po shfaq formë të mirë në Zvicër, ndërsa është optimist para ndeshjes që luhet të enjten në Bratislavë ndaj Sllovakisë.
“Stërvitjet po shkojnë shumë mirë. E dimë rëndësinë e ndeshjes. E dimë që mund të shkruajmë histori. Jemi përgatitur shumë mirë. Kemi besim dhe shpresojmë në fitore”.
“Nuk është lehtë të luash në udhëtim. E kemi parë edhe me Slloveninë dhe Suedinë, që mund të tregojmë veten. Do të angazhohemi njëjtë si në lojërat e tjera. Ëndrra e gjithë shqiptarëve, që ishte shumë larg, po afrohet. Jemi dy ndeshje larg. Është ndeshje shumë e rëndësishme dhe me kënaqësi të madhe e luajmë këtë lojë”, ka thënë Hajrizi për faqen zyrtare të FFK-së.
24/03/2026 18:30- Ylli i Sllovakisë tregon se çfarë i tha Oblaku për Kosovën para përballjes së të enjtes

Mbrojtësi sllovak David Hancko, u shpall të hënën futbollisti më i mirë i Sllovakisë për vitin 2025, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer dhe rëndësinë në kombëtare.
28-vjeçari, i cili luan për Atletico Madridin prej verës së kaluar, ka një karrierë të spikatur edhe te Feyenoord, dhe tashmë numëron 57 paraqitje dhe shtatë gola për Sllovakinë.
Megjithatë, Hancko e konsideron më të rëndësishëm suksesin e ekipit se sa çmimet personale. Ai ka pranuar se do ta ndërronte këtë trofe për një vend në Kupën e Botës.
24/03/2026 18:28- Samir Ujkani flet për mediat sllovake: Jemi të vetëdijshëm çfarë na pret, detajet do ta vendosin ndeshjen

Drejtori sportiv i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, ka dhënë një intervistë për mediat sllovake në prag të përballjes vendimtare ndaj Sllovakisë, duke folur për presionin, kundërshtarët dhe ambiciet e “Dardanëve” në këtë fazë të rëndësishme.
Ai fillimisht u ndal te rëndësia e ndeshjes, duke theksuar se kjo mund të mos jetë sfida më e madhe për Kosovën, nëse arrijnë të kalojnë këtë pengesë.
“Shpresoj të mos jetë ndeshja më e madhe, sepse nëse ia dalim në Sllovaki, do të kemi finalen e 'play-off'-it në Prishtinë dhe ajo do të jetë ndeshja më e madhe. Sigurisht, lojtarët janë të vetëdijshëm për këtë”, u shpreh Ujkani.
24/03/2026 18:26- ”Kosova më e fortë se sa e imagjinonim”, legjenda e futbollit sllovak paralajmëron një duel të forte

Legjenda e futbollit sllovak, Lubomir Moravcik, ka analizuar përballjen me Sllovakisë dhe Kosovës.
Sllovakia dhe Kosova do të përballen të enjten me fillim nga ora 20:45 në stadiumin nacional në Bratisllavë.
‘Dardanët’ do të synojnë fitoren me qëllim që të arrijnë finale e ‘play-off’-it aty ku hipotetikisht do të përballej me fituesin e çifit tjetër Turqi-Rumani.
24/03/2026 18:25- Vedat Muriqi për FIFA-n: Mund të dal në pension i lumtur nëse Kosova arrin në Kupën e Botës

Sulmuesi 32-vjeçar, Vedat Muriqi, shikon përpara drejt gjysmëfinales së 'play-off’-it evropian të kësaj jave me Sllovakinë, ndërsa kombëtarja e Kosovës synon një vend për herë të parë në Kupën e Botës.
Vedat Muriqi debutoi me kombëtaren e Kosovës në vitin 2016, duke u bërë pjesë e udhëtimit futbollistik të vendit që nga fillimi.
Gati dhjetë vjet më vonë, sulmuesi i shquar i Mallorcas mezi pret të jetë pjesë e Kupës së Botës 2026. Për të siguruar një vend, Kosova duhet të kalojë fazën eliminatore evropiane, me një ndeshje gjysmëfinale jashtë fushe kundër Sllovakisë. Fitorja atje do t'i siguronte një ndeshje në shtëpi në Prishtinë kundër Turqisë ose Rumanisë për një vend në finale.
24/03/2026 18:21- Kosova dy ndeshje larg historisë, Leart Paqarada flet për Telegrafin

Në futboll ka momente që shkojnë përtej rezultatit, momente që prekin historinë, identitetin dhe krenarinë e një vendi. Pikërisht një i tillë po afrohet për Kosovën, që ndodhet vetëm pak hapa larg realizimit të një ëndrre të madhe, kualifikimit në Kupën e Botës.
Por në këtë rrugëtim historik, një prej emrave më të rëndësishëm të skuadrës, Leart Paqarada, po e përjeton gjithçka nga një kënd tjetër. Pavarësisht dëshirës së madhe për të kontribuar në fushë, këtë po ia pamundëson fatkeqësisht një lëndim i pësuar në shtator të vitit të kaluar.
Në një intervistë për Telegrafin, mbrojtësi i Kombëtares ka folur hapur për ecurinë e ekipit, gjasat për sukses dhe sfidat personale që po përjeton, duke dhënë edhe mesazhe të forta për tifozët.
24/03/2026 18:19- UEFA zbulon gjyqtarët për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë

UEFA ka publikuar zyrtarisht ekipin e gjyqtarëve për ndeshjen e rëndësishme të “play-off”-it ku përfshihet Kosova, e cila do të zhvillohet më 26 mars 2026 nga ora 20:45 në Bratislavë ndaj Sllovakisë.
Drejtësinë në këtë përballje do ta ndajë gjyqtari nga Norvegjia, Espen Eskas, një emër i njohur në arenën evropiane. Ai do të asistohet nga bashkëkombësit e tij Jan Erik Engan dhe Isaak Elias Bashevkin.
Në rolin e gjyqtarit të katërt është caktuar skocezi Nicholas Walsh, ndërsa teknologjia VAR do të jetë nën mbikëqyrjen e holandezit Rob Dieperink, i ndihmuar nga Clay Ruperti.
24/03/2026 18:18- Kosova mbanë stërvitjen e parë, 19 futbollistë të pranishëm në stërvitje
Kombëtarja e Kosovës ka nisur të hënën përgatitjet për ndeshjet e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës, me fokus maksimal te gjysmëfinalja ndaj Sllovakisë.
“Ne mund të shkruajmë historinë” - Foda me një video motivuese për futbollistët
Në ditën e parë të grumbullimit për ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026 kundër Sllovakisë, përzgjedhësi Franco Foda zgjodhi një qasje ndryshe për të motivuar ekipin.
Ai u shfaqi lojtarëve një video që përmblidhte rrugëtimin e tyre, sakrificën dhe mbështetjen e pakursyer të tifozëve.
Synimi i këtij momenti ishte të ndizet shpirti luftarak përpara një prej sfidave më të rëndësishme.
Momentet e arritjes së lojtarëve të Kosovës
Disa nga yjet e Kosovës të ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda kanë mbërritur në Prishtinë.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar videon ku lojtarët bashkohen me stafin, ndërsa shihet një atmosferë e jashtëzakonshme.
24/03/2026 17:08- “Kemi alternativa”, Franco Foda nuk ankohet për mungesat e Amir Rrahmanit dhe Leon Avdullahut

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se “Dardanët” kanë disa alternativa për mbrojtësin Amir Rrahmani dhe mesfushorin Leon Avdullahu.
Kosova në sfidën vendimtare ndaj Sllovakisë do të jetë pa dyshen që kanë qenë kyçe në këto kualifikuese, por Foda nuk i ka “qarë” këto lëndime.
Ai në konferencë për media deklaroi se dyshja do të jenë mungesë e madhe, por Kosova e ka dëshmuar se mund ta zëvendësojë secilin pasi të gjithë japin më të mirën.
“Sigurisht se mungesat kanë rol të rëndësishëm. Amiri është edhe kapiten përpos në top formë, është shumë i rëndësishëm për skuadrën. Leon Avdullahu është strateg i madh, do të na mungojnë por kemi bërë kalkulime dhe do t’i gjejmë zgjidhjet e duhura”.
24/03/2026 17:04- Franco Foda paralajmëron Sllovakinë: Kosova e gatshme për të gjitha skenarët, i kemi përgatitur edhe penalltitë

Kombëtarja e Kosovës i ka përgatitur edhe penalltitë para gjysmëfinales së play-offit ndaj Sllovakisë, kështu ka deklaruar përzgjedhësi Franco Foda.
“Dardanët” synojnë që të kualifikohen për herë të parë në histori në Kampionatin Botëror, ndërsa përballë fillimisht kanë sllovakët.
Në konferencë për media, Foda bëri të qartë se Kosova i ka përgatitur të gjitha skenarët, përfshirë penalltitë.
“Jemi përgatitur për të gjitha skenat e mundshme dhe këto bëjnë pjesë edhe penalltitë. Deri tani kemi analizuar kundërshtarin dhe jemi të përgatitur për të gjitha skenat e mundshme”.
24/03/2026 17:02- Lista e Sllovakisë për ndeshjen me Kosovën

Përzgjedhësi i Sllovakisë, Francesco Calzona, ka publikuar të enjte(19 mars) listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e rëndësishme kundër Kosova.
Në këtë listë nuk mungojnë dy prej emrave më të mëdhenj të ekipit: kapiteni Milan Skriniar dhe mesfushori me përvojë Stanislav Lobotka, të cilët pritet të kenë rol kyç në këtë përballje vendimtare.
Sllovakia do të përballet me Kosovën në gjysmëfinalen e ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026.
24/03/2026 16:55- Lista e Franco Fodas për ndeshjet historike
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike të premtën (20 mars) listën e futbollistëve për ndeshjet vendimtare të ‘play-off’-it drejt Kupës së Botës 2026, ku “Dardanët” synojnë një arritje historike.
Kosova do të luajë fillimisht më 26 mars në Bratisllavë kundër kombëtares se Sllovakisë. Kjo përballje konsiderohet kyçe, pasi një fitore do ta dërgonte ekipin në një ndeshje vendimtare më 31 mars në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku kundërshtar mund të jetë kombëtarja e Turqisë ose kombëtarja e Rumanisë.
Lista e shpallur nga Foda vjen me disa mungesa të ndjeshme, kun ë krye të tyre është kapiteni Amir Rrahmani, ndërsa mugnojnë edhe mesfushorët Leon Avdullahu dhe Muharrem Jashari.









































