Një emër i ri i fuqishëm është futur në skenën muzikore në vendin tonë.

Fjala është për këngëtaren Lita, e cila ka sjellë projektin e saj të parë para adhuruesve të vet.


Në bashkëpunim me studion e famshme DuoBass Records dhe producentët Pimi Isufi e Endrit Rexhepi, Lita ka sjellë projektin e saj të titulluar ‘Shko tash’.

Këngëtarja e cila jeton në Zvicër ka publikuar këngën e saj të parë e cila është pritur shumë mirë.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Agon Latifi, ndërsa për videoklipin është përkujdesur Xl Provideo.

received 10216808073103908

Lita ka premtuar se nuk do të ndalet me kaq pasi së shpejti do të sjellë projekte të reja në bashkëpunim me DuoBass Records.

Përveç këngës e cila duket mjaftë e mirë, në videoklip Lita dukej tejet atraktive. /Telegrafi/

received 10216808049503318