LAJMI I FUNDIT:

Lista e gjatë e rekordeve që i theu Reali me fitoren ndaj Liverpoolit në Anfield

Lista e gjatë e rekordeve që i theu Reali me fitoren ndaj Liverpoolit në Anfield
(Foto: Getty)

Real Madridi u rikthye nga disavantazhi prej dy golash për ta mposhtur Liverpoolin (5-2) në Anfield në një tjetër performancë historike në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos në fillim u dukën sikur të ishin në telashe kur i pranuan dy gola, por i kthyen gjërat në favor të tyre në vazhdim dhe tashmë janë pranë kalimit në çerekfinale të garës elitare evropiane.


Ndërsa përgjatë kësaj fitoreje, Reali theu edhe një sërë rekordesh që Goal i sjell në vijim:

Ekipi i parë mysafir evropian që shënon pesë gola në Anfield

(Foto: Getty)

Real Madridi është bërë skuadra e parë mysafire evropiane që shënoi katër dhe pastaj pesë gola në Anfield. Në fakt, asnjë skuadër evropiane nuk kishte shënuar më shumë se tre gola në të kaluarën në shtëpinë e Liverpoolit.

Reali rikthehet nga disavantazhi për ta nëpërkëmbur Liverpoolin në Anfield
Lexo po ashtu Reali rikthehet nga disavantazhi për ta nëpërkëmbur Liverpoolin në Anfield

Benzema, lojtari i parë që shënon gjashtë gola ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Me dy golat e shënuar të martën mbrëma, Karim Benzema është futbollisti që i ka shënuar më së shumti gola Liverpoolit në Ligën e Kampionëve – gjashtë sosh. Francezi e nisi ndeshjen me rekord të barabartë me Didier Drogban, i cili ia kishte shënuar katër gola rivalit të Chelseat.

Por, rekordin e legjendës së Bluve e ka thyer edhe Vinicius Junior, i cili tash ndodhet pas Benzemas në këtë kategori me pesë gola të realizuar në portën e Liverpoolit.

Vinicius, lojtari më i ri që shënon dy herë në Anfield në një ndeshje evropiane që nga Cruyff

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F)

Vinicius Junior ua theu zemrat tifozëve të Liverpoolit duke e shënuar golin e fitores në finalen e vitit të kaluar, ndërsa braziliani nuk është ndalur këtu. Ai shënoi edhe dy gola të tjerë në portën e tyre të martën mbrëma.

Në moshën 22 vjeçare, ai është bërë fubtillisti më i ri që nga Johan Cruyff që shënon dy gola në Anfield në një ndeshje evropiane.

Notat e lojtarëve: Liverpool 2-5 Real, shkëlqejnë golashënuesit – zhgënjejnë portierët
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Liverpool 2-5 Real, shkëlqejnë golashënuesit – zhgënjejnë portierët

Benzema barazon rekordin e Messit

(Foto: Getty)

Karim Benzema ka qenë i lënduar për pjesën e më të madhe të fazës grupore, mirëpo me golat e parë evropiane të shënuar në këtë ndeshje, ai tash ka shënuar në 18 sezone radhazi në Ligën e Kampionëve.

Në këtë mënyrë, sulmuesi i Real Madridi e ka barazuar rekordin e superyllit të Paris Saint-Germainit, Lionel Messi.

Reali bëhet skuadra e parë që rikthen disavantazhin prej dy golash në epërsi prej tre sosh

(Foto: Getty)

Të zgjedhurit e Carlo Ancelottit dëshmuan aftësinë e tyre për përmbysje duke u bërë skuadra e parë që fiton një ndeshje të Ligës së Kampioneve me tre gola epërsi (5-2), pasi fillimisht ndodheshin në disavantazh prej 2-0. Rekordi vlen edhe për ndeshjet si mysafir, edhe për ndeshjet si vendas.

Golat e tyre u shënuan në periudhën ndërmjet 21 dhe 67, që është një mesatare e jashtëzakonshme prej një goli në çdo nëntë minuta.

Vinicius është futbollisti i dytë më i ri i Realit që shënon në tri ndeshje radhazi në LK

(Foto: Getty)

Sulmuesi brazilian realizoi dy gola të martën mbrëma, pasi kishte shënuar edhe ndaj Celticut dhe RB Leipzigut duke shënuar kështu në tri ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve.

Në këtë mënyrë, ai është bërë futbollisti i dytë më i ri pas Raul Gonzales që e arrin këtë statistikë. Legjenda e Realit ishte 22 vjeç e 163 ditë kur e arriti këtë sukses në vitin 1999. /Telegrafi/