LAJMI I FUNDIT:

Lirim Kastrati: Kemi bërë ndeshje të mirë me Greqinë, në ndeshjet e fundit fati nuk është me neve

Lirim Kastrati: Kemi bërë ndeshje të mirë me Greqinë, në ndeshjet e fundit fati nuk është me neve

Lirim Kastrati është ndarë i kënaqur me lojën e tij dhe barazimin e Përfaqësueses së Kosovës në udhëtim te Greqia në ndeshjen e Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Dardanët arritën të marrin një barazim të vlefshëm në takimin dhe kjo pikë e fituar i kënaqi të gjithë te Kosova.


Ky barazim dhe paraqitje individuale dhe e ekipit i ka pëlqyer edhe sulmuesit të ri të Kosovës, Lirim Kastrati, i cili nuk ka hezituar ta thotë pas ndeshjes.

Gjithçka çfarë ndodhi minutë pas minute në përballjen Greqi-Kosovë
Lexo po ashtu Gjithçka çfarë ndodhi minutë pas minute në përballjen Greqi-Kosovë

“Normal si unë dhe si çdo lojtarë kemi qejf me i ndihmuar ekipit me paraqitje të mira e sidomos me gol. Në ndeshjet e fundit fati nuk është me neve”, ka thënë fillimisht Kastrati pas ndeshjes.

“Kemi bërë ndeshje të mirë me Greqinë. Sot kemi pas raste, unë i kam pasur tri-katër raste, Benjamin Kololli dhe Paqarada gjithashtu. Duhet të mendojmë për ndeshjet e ardhshme të bëjmë sa më mirë”.

Challandes pas barazimit ndaj Greqisë: Jam i kënaqur sepse skuadra nuk u dorëzua asnjëherë
Lexo po ashtu Challandes pas barazimit ndaj Greqisë: Jam i kënaqur sepse skuadra nuk u dorëzua asnjëherë

“Asistimet? Normal, nuk kam luajtur shumë. Nuk kam pasur aq vetëbesim, pasi nuk kam luajtur. Kur nuk luan shumë, je i ngurrët. Nuk e ke ndjesinë. Unë kam menduar të pasoj, në ato momente. Faji im është ky”.

“Ky është një rezultat pas shumë kritikave nga njerëzit dhe mediat, kemi treguar karakter të fortë. Dhjetë lojtarë na mungojnë, por ata që kanë luajtur kanë dhënë gjithçka nga vetja”, përfundoi sulmuesi i ri i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori