LAJMI I FUNDIT:

Challandes pas barazimit ndaj Greqisë: Jam i kënaqur sepse skuadra nuk u dorëzua asnjëherë

Challandes pas barazimit ndaj Greqisë: Jam i kënaqur sepse skuadra nuk u dorëzua asnjëherë

Bernard Challandes u nda i kënaqur me barazimin e Përfaqësueses së Kosovës në udhëtim te Greqia në ndeshjen e Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Dardanët arritën të marrin një barazim të vlefshëm në takimin dhe kjo pikë e fituar i kënaqi edhe përzgjedhësin Challandes.

Ai ka folur pas ndeshjes, ndërsa nuk ka hezituar të japë komplimente për ekipin e në veçanti për portierin Aro Muric dhe sulmuesin Lirim Kastrati.

Kosova merr barazim me vlera të mëdha në Athinë, Aro Muric heroi i ‘Dardanëve’
Lexo po ashtu Kosova merr barazim me vlera të mëdha në Athinë, Aro Muric heroi i ‘Dardanëve’

“Kemi pasur disa probleme në pjesën e parë në krahë, sepse kemi të bëjmë me një kundërshtar të fortë nga krahët, por e përmirësuam me dy lojtarët tanë që ishin më pak ofansivë në krahë në pjesën e parë dhe kemi bërë më mirë në pjesën e dytë për ti mbyllur krahët dhe për të rrezikuar me kundërsulme. Problemi nuk është mbështetja apo mos mbështetja”, ka thënë fillimisht Challandes pas ndeshjes.

“Unë jam i kënaqur sepse skuadra nuk u dorëzua asnjëherë. Unë jam një trajner që kam qejf të luajë pasi më pëlqente mbajmë topin, teknika dhe loja sulmuese. Sot ndonjëherë ishte e mundshme ndonjëherë jo dhe ishte me rëndësi të mbroheshim në këtë moment kur nuk kishim besimin në pikën më të lartë. Ishte me rëndësi për ne që të kishim një ekip që mund të luajë bashkë. Ky është komplimenti që mund t’i jap skuadrës”.

“Momenti i penalltisë? Nuk ishte i kënaqur me vendimin e gjyqtarit. Është shumë e rëndësishme për një portier të mbrojë një penallti dhe t’i jap zemër ekipit të tij. Kjo jep mentalitet më të mirë. E pashë skuadrën më të fortë, ka luftuar bashkë. Jemi një ekip në një situatë të vështirë, por jemi një ekip që mund të luftojmë dhe këtë e ka treguar skuadra sot”.

Gjithçka çfarë ndodhi minutë pas minute në përballjen Greqi-Kosovë
Lexo po ashtu Gjithçka çfarë ndodhi minutë pas minute në përballjen Greqi-Kosovë

“Skema? Ishte taktike në fillim, pasi kemi lojtarë që luajnë në ekipet e tyre me këtë sistem. Nuk jam ithtar i këtij sistemi, por i kam thënë lojtarëve që duhet t’i mbrojmë nga krahët. Në fillim kishim probleme, por u përmirësuam. Për sonte ishte një zgjidhje ky sistem dhe ndonjëherë është mirë të ndryshosh.

“Lirim Kastrati? Unë mendoj që Lirim Kastrati ka luajtur një ndeshje të mirë. Unë mendoj se mund ta shfrytëzojmë Kastratin edhe në të ardhmen, kur duam të luajmë në thellësi. Në përgjithësi ai pati një paraqitje të mirë”, përfundoi zvicerani. /Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori