LAJMI I FUNDIT:

Liria reagon për rastin e Bujar Thaqit

Liria reagon për rastin e Bujar Thaqit

Klubi i futbollit Liria ka reaguar në lidhje me legjendën e klubit Bujar Thaqin.

Fillimisht Liria e emëroi në krye të detyrës si trajner i portierëve, por pastaj marrëveshja mes palëve nuk ishte arritur.


Ka qenë vet Thaqi fillimisht që ka mohuar se është si trajner te Liria, pastaj edhe klubi që ka reaguar.

Sipas klubit bardh e zi, Bujar Thaqi është vetë ofruar dhe nuk kanë diskutuar asnjëherë për pagesë.

Bujar Thaqi

Reagimi i plotë i Lirisë:

Gjithçka, që Thaçi pohon, janë gënjeshtra

KF “Liria”, e indinjuar thellë lidhur me deklaratat e Bujar Thaçit, por më shumë edhe me portalet që sajojnë ‘lajme’, për opinion sqaron: ’Bujar Thaçi, është vetë ofruar në klub, pas dorëheqjes së tashmë ish trajnerit, Blerim Zherka. Në asnjë rrethanë dhe asnjë rast nuk është diskutuar paga e tij me zyrtarët e klubit. Arsyeja ka qenë e thjeshtë. Pagat në KF”Liria”, të stafit në veçanti dihen dhe janë publike sikurse dhe pagat tjera. Andaj, nisur nga kjo e dhënë dhe nga vetë ofrimi i Bujar Thaçit, për të punuar, ne as që kemi diskutuar pagën, sepse ajo do të ishte e njëjtë me të pararendësit. Pohimet për 150 euro pagë, janë të pa vërteta dhe më shumë qesharake, jo vetëm për B.Th. por edhe për portalet që sajojnë ‘lajme’. Këto portale, si normë dhe rregull gazetaresk, do të duhej të kontaktonin ndonjërin nga zyrtarët e klubit, për pretendimet e z.Thaçi. Mirëpo, ky është niveli i gazetarisë në Kosovë (me përjashtime), që shpërndan ‘lajme’.
Kjo sa i takon mediumeve, sepse për deklarimet e B.Th. shumica e njohin, të paktën në Prizren. Ne, si klub duke dashur të mos biem në nivele të këtyre deklarimeve, me këtë reagim duam të përmbyllim këtë komedi lajmesh. Ndryshe, do të detyrohemi të publikojmë gjithë bisedat e tashmë ish trajnerit, Bujar Thaçi me zyrtarët e Lirisë. Këtë nuk po e bëjmë, duke dashur të ruajm personalitetin e tij’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori