Liria i kthehet fitoreve, solide ndaj Flamurtarit

KF Liria ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Flamurtarit para tifozëve prizrenas me rezultat 2-0.
Liria filloi furishëm takimin me David Domgjonin i cili qëlloi shtyllën pas tetë minutash lojë.
Deri në fund të pjesës së parë skuadra mysafire zhvilli futboll defensiv, teksa Liria nuk ishte konkrete.
Pjesa e parë u mbyll me një rast të pastër për Flamurtarin, por Jurgen Gjini nuk konkretizoi.
Në pjesën e dytë Liria hyri më konkretisht dhe pas në ore lojë (60’) ishte Zenel Gavazaj ai që shënoi për 1-0.
Në minutën e 78-të mesfushori ofensiv, Meriton Korenica gjeti portën për dyfishim të rezultatit. Kapiteni shënoi për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar.
Me këtë fitore Liria ngjitet në pozitën e shtatë me 25 pikë, vetëm pesë pikë larg liderit Llapi dhe një pikë më pak se Ferronikeli që mban vendin e dytë.
Liria ndeshjen e ardhshme këtë fundjavë e pret Besën në shtëpi, kurse Flamurtari pret Drenicën. /Telegrafi/



















































