LAJMI I FUNDIT:

Liria fiton me lehtësi ndaj KEK-ut

Liria fiton me lehtësi ndaj KEK-ut

Liria e ka mposhtur KEK-un në kuadër të javës së 31-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Dy skuadrat tashmë kanë rënë nga liga, gjersa prizrenasit shënuan fitore të lehtë në stadiumin “Përparim Thaçi” me rezultat 3-1.


Golin e parë për Lirinë e shënoi Fatih Karahoda në minutën e 15-të, kurse pesë minuta më vonë, Liridon Fetahaj e dyfishoi epërsinë, ku me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës

KEK-u filloi të këndellej në pjesën e dytë, ku në minutën e 85-të arriti ta ngushtonte epërsinë me anë të Rilind Nimanit.

Por, Liria i shoi shpresat e skuadrës mysafire për një barazim, me golin e Liridon Fetahajt, i cili realizoi golin e dytë personal në ndeshje (90’+2).

Liria dhe KEK-u tashmë kanë rënë nga liga, duke arritur që t’i grumbullojnë 28 pikë, respektivisht, një sosh. /Telegrafi/