LAJMI I FUNDIT:

Liria e madhe po vjen, në krye me legjendën e Shqipërisë, Bledi Shkëmbi

Liria e madhe po vjen, në krye me legjendën e Shqipërisë, Bledi Shkëmbi

Pas pranimit të Kosovës me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA, skuadrat tona kanë filluar të organizohen edhe më mirë.

Rasti i fundit është ai i Lirisë së Prizrenit që ka bërë një organizim të jashtëzakonshëm për edicionin e ri.


Liria njihet ndryshe si gjigant i futbollit kosovar, por vitet e fundit prizrenasit kanë qenë në pozita të palakmueshme.

Bardhezinjtë vendosën që postin e trajnerit t’ia besojnë legjendës së Shqipërisë, Bledi Shkëmbi.

Shkëmbi ishte kapiten i Skëndërbeut duke ndihmuar skuadrën e vendlindjes të bëhet klubi dominues në Shqipëri

Për Shkëmbin kjo është hera e parë që do të jetë trajner i parë i një skuadre.

Në një intervistë për Telegrafin, ish-anëtari Skënderbeut, Tetutës së Durrësit, Partizanit të Tiranës, Rijekës e disa skuadrave tjera evropiane tregon planet e tij me Lirinë e Prizrenit.

Kishte oferta edhe nga Shqipëria

Shkëmbi tregon se para se të zgjidhte të punojë në Prizren kishte edhe oferta të tjera.

Për 37-vjeçarin kishin shfaqur interesim edhe disa skuadra nga Shqipëria.

“Në fakt kisha disa oferta ose interesime nga disa klube edhe në Shqipëri, por më pëlqeu ideja për të punuar fillimisht në Kosovë te klubi i Lirisë”, shprehet fillimisht Shkëmbi për Telegrafi.

“E mendova mirë ofertën dhe pas disa takimesh që pata me krerët e klubit vendosa ta pranojë ofertën duke parë edhe seriozitetin e klubit”, tha Shkëmbi.

Ai është i kënaqur edhe me lojtarët që ka gjetur në klubin e Lirisë, ndërsa ka folur edhe për afatin kalimtar të verës ku transferuan disa futbollistë me eksperiencë nga Shqipëria.

“Kur erdha pash që kishim një skuadër të re por me lojtarë të mirë. Mungesat më të mëdha i kishim në repartin defensivë dhe vepruam në afatin kalimtar duke plotësuar pozitat ku kishim mungesa”.

Ish-reprezentuesi i Shqipërisë thotë se kanë marrë lojtarë me eksperiencë të madhe që në të kaluarën kanë fituar edhe trofe të rëndësishëm.

“Kemi transferuar lojtarë me eksperiencë që kanë fituar tituj. Pikërisht kjo eksperiencë e tyre do t’i ndihmojë edhe të rinjve të talentuar që kemi në klub.

I kënaqur me përgatitjet e deritanishme

Liria ka filluar fazën përgatitore disa javë më parë që të prezantohet sa më mirë në edicionin e ri në Superligë.

Trajneri i bardh e zinjve është shumë i kënaqur me përgatitjet e deri tanishme të klubi.

“Deri tani kemi punuar fort dhe mirë. Të gjithë lojtarët i janë përgjigjur maksimalisht stafit për mënyrën e stërvitjes por edhe rregullave. Deri më tani jam shumë i kënaqur me të gjithë lojtarët që kam në dispozicion”, deklaroi Shkëmbi, për Telegrafin.

E kishte ndjekur kampionatin kosovar

Shkëmbi është ndër trajnerët e rrallë nga Shqipëria që ka punuar në futbollin e Kosovës.

Ai ka deklaruar se e kishte ndjekur kampionatin kosovar edhe pse jo aq shumë ndeshje.

Sipas ish-anëtarit të Skënderbeut nevojitet ende punë për tu rregulluar disa gjëra.

“Të them të drejtën e kam ndjekur kampionatin kosovar edhe pse jo shumë ndeshje. E kam ndjekur nëpërmjet transmetimeve të Supersport”.

“Isha kurioz për kampionatin dhe për fat erdha të punoj këtu”, vazhdon tutje korçare.

“Patjetër që ka shumë nevojë të rregullohen shumë gjëra por kam besim të madh se së shpejti ky kampionat do të përmirësohet shumë”, u shpreh ish-numri 10.

Luftojnë për pjesën e epërme të tabelës

Liria gjithmonë është njohur si gjigant i futbollit kosovar, por vitet e fundit nuk ka pasur rezultate të mira.

Objektivi i Shkëmbit është që ta kthej Lirinë në një skuadër ashtu siç e meriton që të luftojë për pjesën e epërme të tabelës.

“Objektivi i parë është që Liria duhet të kthehet të jetë një klub dhe ekip që të luftojë për pjesën e epërme të tabelës”.

“Pasi ta përfundojmë afrimin e lojtarëve do të jemi edhe më të qartë sa i përket objektivave të klubit”, vazhdoi tutje Shkëmbi.

Ndërkohë sa i përket rivalëve të Lirisë, trajneri shqiptar nuk dëshiron të përmend emra.

“Për mua të gjitha skuadrat janë njësoj dhe të gjithë i kemi konkurrent. Çdo fitore vlen tri pikë me të gjitha ekipet”, përfundoi Shkëmbi.

Liria ka arritur të transferojë shtatë futbollistë gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sulmuesi Mevlan Zeka iu bashkua nga Feronikeli, ndërsa nga Shqipëria kanë zbarkuar emra të njohur si ai i Endri Vrapit, Elton Basriu, Jetmir Sefa, Artur Magani e Kristi Kote.

Ndërkohë për prizrenasit ka nënshkruar edhe mbrojtësi maqedonas Stefan Kocev. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori