Lionel Messi ka reaguar në rrjetet sociale pasi ish-klubi i tij, Barcelona, e siguroi titullin e La Ligës pas fitores në El Clasico ndaj Real Madridit, nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.

Barcelona e konfirmoi statusin e kampionit të Spanjës me një fitore vendimtare në shtëpi, ku golat e Marcus Rashford dhe Ferran Torres i dhanë tri pikët e nevojshme për ta vulosur titullin.


Menjëherë pas fishkëllimës së fundit, urime dhe mesazhe përgëzuese nisën të vinin nga e gjithë bota e futbollit – me Messin ndër të parët që reagoi.

Ylli argjentinas publikoi një mesazh të shkurtër, por emocional në Instagram, duke festuar suksesin e ish-skuadrës së tij:

“Kampionë. Forca Barcelona”, shkroi ai.

Mesazhi u shpërnda me shpejtësi te tifozët, të cilët e panë si një tjetër dëshmi të lidhjes së fortë emocionale që Messi vazhdon të ketë me Barcelonën, pavarësisht largimit të tij nga klubi.

Ndërkohë, Messi po vazhdon të shkëlqejë te Inter Miami me të cilët po synon ta fitojë titullin kampion, si dhe pritet të merr pjesë në Kupën e Botës 2026 me Kombëtaren e Argjentinës./Telegrafi/

telegrafi sport app