LAJMI I FUNDIT:

Lincoln sjell modelin e mahnitshëm me dyer të veçanta dhe shkallë (Video)

Lincoln sjell modelin e mahnitshëm me dyer të veçanta dhe shkallë (Video)

Kompania me bazë në Miçigan të Shteteve të Bashkuara, e ka prezantuar konceptim e xhipit gjigant që ka formë të veçantë të hapjes së dyerve.

Pos kësaj, makina luksoze ka edhe një palë shkallë në secilën anë, që ndihmojnë udhëtarët të dalin lehtë dhe me stil, transmeton Telegrafi.


Gullvinget Navigator është modeli i ri, që nuk ka dalë shumë nga format dhe stili i makinave të prodhuara më parë.

Përpos kësaj videoje të shkurtër, Lincoln nuk ka bërë të ditura detajet se çfarë fuqie do të ketë, apo se kur do të dalë në prodhim kjo makinë. /Telegrafi/