LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Zbardhja e vrasjes së vëllezërve Bytyqi prioritet i institucioneve

Limaj: Zbardhja e vrasjes së vëllezërve Bytyqi prioritet i institucioneve

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në 20 vjetorin e rënies së vëllezërve Bytyqi ka thënë se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka që është e mundur që kryerësit e këtij krimi të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se bashkluftëtarët e tij u vranë në mënyrë tinëzare nga kriminelët e regjimit serb.


“Sot u bënë 20 vjet kur Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, bashkëluftëtarë të mi u vranë në mënyrë tinëzare nga kriminelët e regjimit të atëhershëm serb.
Ylli, Agroni dhe Mehmeti lanë gjithçka që kishin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu përgjigjur zërit të atdheut.
Zbardhja e rastit të vëllezërve Bytyqi mbetet prioritet yni dhe në këtë drejtim institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka që është e mundur që kryerësit e këtij krimi të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar”, ka shkruar ai./Telegrafi/