LAJMI I FUNDIT:

Ligue 1 refuzon kërkesën, dështon transferimi i Ziyech te PSG

Ligue 1 refuzon kërkesën, dështon transferimi i Ziyech te PSG

Në mbledhjen e mëngjesit të kësaj të mërkure, komiteti ligjor i Federatës Franceze të Futbollit hodhi poshtë kërkesën e Paris Saint-Germain për miratimin e huazimit të mesfushorit maroket të Chelseat, Hakim Ziyech.

Ziyech ishte afër huazimit të PSG në afatin kalimtar të janarit pasi francezët kishin arritur marrëveshje me Blutë.


Megjithatë, transferimi i 29-vjeçarit maroken ishte prishur brenda natës nga e marta në të mërkurë, veçanërisht për shkak të mangësive administrative të Chelseat.

Lojtari është nën kontratë me Blutë deri në vitin 2025 dhe PSG pretendon se fillimisht ka marrë një dokument të pasaktë nga klubi londinez.

Gabim trashanik nga Chelsea: Nisi tri herë gabimisht dokumentet e Ziyech te PSG
Lexo po ashtu Gabim trashanik nga Chelsea: Nisi tri herë gabimisht dokumentet e Ziyech te PSG

Pasi gabimi u korrigjua, avokatët e Chelsea e kthyen kontratën, këtë herë pa nënshkrimin e nevojshëm. Të ndërgjegjshëm, anglezët dërguan një version të dytë, ende pa nënshkrim.

Verifikimi mund të ndodhë vetëm pas dërgesës së tretë. Por, aty ndodhi një problem: nuk u respektua afati për këtë manovër përfundimtare.

Me dështimin e tri dokumenteve, PSG u drejtua te Federata Franceze për të pranuar huazimin e tij edhe përkundër vonesave.

Megjithatë, Komisioni ligjor i LFP, në mbledhjen e mëngjesit të kësaj të mërkure, ka refuzuar kërkesën për miratimin e huazimit të lëshuar nga klubi parisian. Ky vendim justifikohet me shkarkimin me vonesë nga PSG të dokumenteve të nevojshme për këtë transferim.

Pas dështimit për të sjellë Milan Skriniar në mbrojtje këtë dimër, drejtuesit parisianë shohin edhe një përforcim sulmues që u dështon. /Telegrafi/