LAJMI I FUNDIT:

Ligue 1 merr vendimin në lidhje me akuzat për abuzime racore nga Neymar dhe Gonzalez

Ligue 1 merr vendimin në lidhje me akuzat për abuzime racore nga Neymar dhe Gonzalez

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar dhe ai i Marseille, Alvaro Gonzalez nuk do të dënohen nga Komisioni Disiplinor i LFP në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Klasiken Franceze të javës së tretë në Ligue 1.

Neymar dhe Gonzalez patën jo pak fërkime në derbin e zjarrtë francez, ku pas shumë goditjeve dhe sharjeve, në fund braziliani u përjashtua me të kuq.

Ylli brazilian pritej ta merrte një dënim të madh pas goditjes ndaj Gonzalezit, por në fund u dënua vetëm me dy ndeshje mos-lojë.

Shqiptohen dënimet për sherrin masiv në ndeshjen PSG - Marseille, shpëton Neymar me dy ndeshje dënim
Lexo po ashtu Shqiptohen dënimet për sherrin masiv në ndeshjen PSG - Marseille, shpëton Neymar me dy ndeshje dënim

Megjithatë, lënda e këtyre dy lojtarëve shkoi në Komisionin Disiplinor shkaku që dyshohej për abuzime racore nga Neymar, por edhe nga Gonzalez.

Por, Ligue 1 ka njoftuar se asnjëri nga lojtarët nuk do të përballen me masa disiplinore pas hetimit të tyre.

As Neymar dhe as Gonzalez nuk do të përballen me masa disiplinore pas hetimit të Ligue 1 për sjelljen e tyre gjatë PSG-Marseille më 13 shtator.

“Pasi shqyrtoi çështjen, dëgjoi lojtarët dhe përfaqësuesit e klubeve, Komisioni vëren se nuk ka prova të mjaftueshme bindëse për ta lejuar atë të përcaktojë materialitetin e fakteve të deklaratave të një natyre diskriminuese nga Gonzalez kundër Neymar gjatë takimit dhe as të Neymar drejt Gonzalez”, thuhet në njoftimin e Komisioni Disiplinor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori