Liga Total: Fitojnë favoritët, Dobraja pëson disfatë

SUPERLIGA
Në Superligë veçohet fitorja e vështire e Bajramit nga Banulla ndaj Maceve me përmbysje, ndërsa spektakël pati edhe në duelin mes Dobrajës dhe Tika Takas që u fitua nga këta të fundit. Standard Benz vazhdon të ruajë ritmin e fitoreve, teksa edhe Sllovia e Centrum nuk lëshuan pikë këtë javë.
Në anën tjetër lufta për mbijetese bëhet interesante ku fitore të rëndësishme shënoi Banulla. Në vazhdim mund t’i shihni rezultate komplete të javës, si dhe renditjen tabelare së bashku me listën e golashënuesve për Superligë.
LIGA E DYTË
Në Ligen e Dytë Ardeno Mershkurti befasoi duke humbur ndaj Mia san Mias, ndërsa ritmin e tabelës me fitore e ruajtën Avni Ita, Mbretërit dhe Nipat e Dajës. Gjithashtu aty pranë qëndrojnë edhe Restaurant Shpella e Gumnasella të cilat gjithashtu fituan këtë xhiro.
Lufta është bërë interesante edhe në fund të tabelës ku plot 8 skuadra rrezikojnë rënien dhe janë të gjitha në luftë të ngushtë mes vete për të siguruar edhe një vit mbetjen në Ligen e dytë.
LIGA E TRETË
Liga e Tretë sonte zhvillon ndeshjet më kryesore ndërsa të shtunën u luajtën disa duele të cilat sollën rezultatet interesante. Ufot, Flaka dhe Stublla shënuan fitore të larta duke treguar formë shumë të mirë, ndërsa dhe Teqja triumfoi këtë xhiro.
Java e 7-te në Ligen e Tretë mbyllet sonte me katër ndeshjet e fundit.
Më të dalluarit e kësaj jave:

























































