Liga Total: Bajrami fiton derbin

SUPERLIGA
Ndeshja derbi e javës ishte ajo mes FC Bajramit dhe Prishtinës së Re. Dy skuadrat u futën në këtë takim për fitore meqenëse ishin në krye të tabelës. Sfida dhuroi emocione të mëdha që në fillim në praninë e mbi 500 tifozëve. Bajrami nga Banulla u tregua më e saktë para portës duke shënuar tre gola në fillim me Ardian Kozhanin dhe Mentor Sylen. Pjesa e dytë solli një penallti të realizuar në gol nga Gent Miftari për Prishtinen, mirëpo më pas Bajrami më kundërsulme mbylli ndeshjen më rezultatin final 6-1.
Në anën tjetër nuk gaboi Standard Benz qe fitoi 8-1 ndaj Minatorit. Standard Benz dhe Bajrami mbajnë kreun më pikë të barabarta. Fitore shënuan edhe Centrum, Sllovia dhe Dobraja.
Tabela, rezultatet dhe golashënuesit:
LIGA E DYTË
Ne praninë e më shumë se 1000 tifozëve, Gumnasella dhe Restaurant Shpella luajtën ndeshjen derbi në ligën e dytë e cila solli spektakël të paparë në fushë. Në fund të dyja ekipet ndan pikët në barazim 1-1, mirëpo padyshim që fitimtar dolën të gjithë nga ky takim pas asaj atmosfere impozante të krijuar në stadium.
Nipat e Dajës u deklasuan rëndë nga Nivela me rezultat 5-0, ndërsa Avni Ita dhe Ardeno nuk gabuan këtë xhiro duke fituar. Rezultate pozitive arriti dhe Mia san Mia duke fituar ndaj Trepçës 3-1. Për momentin Avni Ita ngelet në vendin e parë meqenëse ndeshja Mbreterit - Smallusha u shtye për më vonë.
Tabela, rezultatet dhe golashënuesit:
LIGA E TRETË
Rubofci vazhdon të mbajë kreun ku edhe këtë xhiro fitoi bindshëm 7-3 ndaj Xhamisë së Babushit. Te njëjtën gjë bënë dhe ndjekësit e Rubofcit, FCFlaka dhe Shpella që fituan këtë xhiro.
Fitore arritën dhe Relux e Qallapeku, ndërsa duket se gjithçka po bëhet interesante në ligën e tretë sa i përket zonave të play-off ku shumë skuadra kanë ambicie për të qenë në ato pozita. Fitore të rëndësishme këtë javë kanë marrë edhe Edisoni e Teqja.
Tabela, rezultatet dhe golashënuesit:
Më të dalluarit e kësaj jave:

























































