LAJMI I FUNDIT:

“Liga Premier, një mashtrim i madh”

“Liga Premier, një mashtrim i madh”

Në Angli nuk kanë fund debatet për eliminimin e turpshëm të Anglisë nga Euro 2016, duke fituar vetëm një ndeshje e duke u mundur nga Islanda e vogël që në turin e dytë.

Mes zërave kritikë ndaj kombëtares, ndaj lojtarëve apo trajnerit, bie në sy deklarata e ish-mesfushorit legjendar të Liverpoolit, Dietmar Hamann.


Gjermani, që fitoi Ligën e Kampionëve pas finales së çmendur të Stambollit kundër Milanit, tani punon si opinionit në televizionin irlandez RTE dhe në “shënjestër” nuk ka thjesht kombëtaren, por gjithë Ligën Premier .

“Njerëzit në Angli e besojnë tymnajën e krijuar rreth Ligës Premier, sikur është kampionati më i fortë në botë”.

“Federata angleze ka 15 vjet që u shet njerëzve një Skoda, sikur të jetë Lamborgini”.

“Liga Premier është një kampionat mesatar, shumë inferior ndaj Bundesligës dhe La Ligas. Thjesht se shihet në gjithë botën, nuk e bën produktin më të mirë”.

hamann

Për Hamannin, problem është shuma e madhe e parave që qarkullon në Ligën Premier: “Janë para sheikësh, rusësh, etj, sepse anglezët nuk po hedhin paratë e tyre. Disa lojtarë duhet të ndezin një qiri çdo natë, sepse fitojnë dhjetëra herë më shumë se gjithë lojtarët e tjerë në Evropë. Nuk kanë faj lojtarët që paguhen shumë, por Liga Premier është një mashtrim, ku paguhen paga yjesh për lojtarë mesatarë ose pak mbi mesataren”.

“Nëse merr në analizë kombëtaren angleze, a shihni ndonjërin të aftë të luajë te Reali, Barcelona apo Bayerni në 5 vitet e ardhshme? Ndoshta vetëm Stons e Barkley, ndërsa të tjerët janë lojtarë që nuk i kërkon asnjë klub i madh jashtë Anglisë”, ka thënë Hamann.

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori