LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier me ndryshime të ndjeshme në VAR – tani nuk do të ketë më polemika

Liga Premier me ndryshime të ndjeshme në VAR – tani nuk do të ketë më polemika

Liga Premier po planifikon të bëjë një ndryshim të madh në video ndihmësin e gjyqtarit (VAR) në një përpjekje për të përmirësuar transparencën për tifozët.

Sipas The Times, është krijuar një plan për të publikuar bisedat e zhvilluara midis gjyqtarëve dhe zyrtarëve të VAR gjatë një loje.


Qëllimi kryesor është të ndihmojmë fansat të kuptojnë procesin se si VAR merr vendime dhe shpresojnë se do të ndihmojë në përmirësimin e transparencës për fansat.

Afati kalimtar veror 2022
Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Richard Masters, shefi ekzekutiv i Ligës Premier ka thënë se ai ka marrë mbështetje të fortë për idenë.

“Ekziston një pikëpamje e përgjithshme se (lëshimi i audios) është një gjë e mirë. Ekziston një dëshirë për të qenë më të hapur me tifozët në lidhje me vendimmarrjen e gjyqtarëve dhe se si ta bëjmë këtë pikërisht ne duhet të punojmë”, ka deklaruar ai.

Koncepti tashmë është testuar nga MLS në Shtetet e Bashkuara. Një përmbledhje e diskutimeve në terren mbi vendimet është publikuar në format audio në YouTube.

Top 5 ligat evropiane: Parashikohet se kush do të shpallet kampion në secilin kampionat
Lexo po ashtu Top 5 ligat evropiane: Parashikohet se kush do të shpallet kampion në secilin kampionat

Ish-arbitri i Ligës Premier, Howard Webb është kreu i arbitrave në MLS, por është i vendosur të kthehet në elitën e futbollit anglez si shefi i ri i gjyqtarëve.

Webb mund të luajë një rol kyç për të siguruar që prezantimi i konceptit të ri të funksionojë sa më mirë që të jetë e mundur.

VAR u përdor për herë të parë në skenën e madhe në Kupën e Botës të vitit 2018 dhe në përgjithësi ishte i suksesshëm. Megjithatë, që nga prezantimi i tij në Ligën Premier në 2019, ka qenë një magnet i vazhdueshëm për polemika dhe kritika. Sidomos kur bëhej fjalë për lojën me dorë dhe vendime të forta jashtë loje.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori