LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier eklipson ligat tjera evropiane sa i përket shpenzimeve – lista e ‘top 5’ ligave dhe 10 klubet shpenzuese

Liga Premier eklipson ligat tjera evropiane sa i përket shpenzimeve – lista e ‘top 5’ ligave dhe 10 klubet shpenzuese

Skuadrat e Ligës Premier tashmë kanë investuar më shumë fonde në nënshkrime sesa ekipet nga pjesa tjetër e pesë ligave kryesore këtë verë.

Klubet angleze vazhdojnë të shpenzojnë ‘pa kontroll’ para në transferime të reja, duke eklipsuar ligat tjera evropiane.

Sipas faqes LiveScore, Liga Premier deri tani kanë shpenzuar 718 milionë euro, e ndjekura nga Serie A me 307 milionë euro dhe Bundesliga e treta me 242 milionë euro të shpenzuara.

Në vendin e katër renditet Ligue 1 me klubet e tyre që kanë shpenzuar 190 milionë euro deri tani këtë verë dhe La Liga e pesta me 135 milionë euro shpenzime.

Darwin Nunez: Lojtari më i shtrenjtë në Ligëm Premier deri më tani

Asnjë ekip i Ligës Premier nuk ka investuar më shumë se Tottenham Hotspur (87.20 milionë euro), i cili ndiqet nga Liverpool (85.79 milionë euro) dhe Newcastle United (66 milionë euro).

Nunez ka qenë nënshkrimi më i shtrenjtë deri më tani, me Liverpoolin që i ka paguar Benficas një tarifë fikse prej 75 milionë euro plus 25 milionë euro bonuse. Ndërkohë, Erling Haaland iu bashkua Manchester Cityt nga Borussia Dortmund për 60 milionë euro.

Atalanta (42 milionë euro) ka shpenzuar më shumë se çdo klub tjetër i Serie A, i ndjekur nga Juventusi (40 milionë euro) dhe Napoli (36 milionë euro), ndërsa Roma, Fiorentina dhe Lecce janë të vetmet skuadra që nuk kanë paguar ende asnjë cent për të nënshkruar një lojtar.

Interi ka kryer tashmë pesë transferime, por Andre Onana dhe Henrikh Mhkhitaryan kanë ardhur si lojtarë të lirë, ndërsa Romelu Lukaku, Kristjan Asllani dhe Raoul Bellanova si huazime me pagesa të vogla.

Ndërkohë, dy gjigantët e Bundesligës, Borussia Dortmund dhe Bayern Munich, kanë shpenzuar përkatësisht 55 dhe 50 milionë euro.

Ligue 1 dhe La Liga bien nga ‘top 3’

Asnjë skuadër e Ligue 1 nuk ka shpenzuar më shumë se Paris Saint-Germain (79.5 milionë euro), i cili ndiqet nga Marseille (44.90 milionë euro).

Në Spanjë, Real Madrid shpenzoi 80 milionë euro për të nënshkruar me Aurelien Tchouamenin, me Real Betis që është shpenzuesi i dytë më i madh (18 milionë euro), i ndjekur nga Real Sociedad me 12 milionë euro.

Top 10 skuadrat që kanë shpenzuar më shumë deri më sot

1.Tottenham Hotspur – 87.20 milionë euro

2.Liverpool – 85.79 milionë euro

3.Real Madrid – 80 milionë euro

4.Paris Saint-Germain – 79.50 milionë euro

5.Newcastle United – 66 milionë euro

6.Manchester City – 60 milionë euro

7.Leeds United – 57.84 milionë euro

8.Borussia Dortmund – 55 milionë euro

9.Aston Villa – 54.50 milionë euro

10.Bayern Munich – 50.50 milionë euro

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori