Raundin dytë i Bige Eagle Cup u hap me ndeshjen ndërmjet Capllanit dhe Guackes. Ndeshja ishte shumë e baraspeshuar, ndërsa Guacka arriti këtë kualifikim paksa me fat pasi Capllani lëshoi një numër të madh të rasteve të krijuara. Në fund të ndeshjes Guacka fitoi me rezultat të ngushtë 3-2. Ndeshje tjetër shumë e balancuar u zhvillua edhe ndërmjet Stargraf dhe Festes e cila përfundoi me rezultat minimal për skuadrën e Stargrafit. Ndeshja u karakterizua me një numër të madh të rasteve, megjithatë portat mbetën të paprekura në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë , Stargraf kualifikimin e arriti me golin e vetëm të këtij takimi të realizuar nga Arbnor Bajrami. Fitore mjaftë të vështire arriti Elektring duke mposhtur skuadrën e Kino Bar me rezultat të ngushtë 5-4. Elektring krijoi epërsi të hershme prej tri golave mirëpo Kino Bar shpejt u kthye në lojë duke barazuar rezultatin në 4-4, sidoqftë disa gabime të portierit të Kinos i kushtuan me eliminim nga kupa e ligës pasi Elektring realizoi edhe një herë tjetër për të marrë këtë fitore.

10354079 339548346232140 2668705365133209188 n


Doni Fruits ka mposhtur skuadrën e Labinotit me rezultat 5-2. Visar Maliqi realizoi het-trik në këtë fitore për t’i dhënë skuadrës së tij kualifikimin e merituar në Big Eagle Cup. Orex fitoi në tavolinë me rezultat zyrtar pasi skuadra e Rinisë nuk udhëtoi fare në këtë takim. Një nga fitoret me të lehta të këtij raundi e arriti skuadra e Games e cila mposhti me rezultat bindës skuadrën e Momo Bar 4-0. Gama e dominoi këtë ndeshje dhe me meritë gjendet në mesin e 16 skuadrave më të mira të këtij kompeticioni,, ndërsa Laçi shënoi fitoren më të thellë duke mposhtur Ghost me rezultat 9-1. Laçi u tregua superior në këtë sfidë duke marrë një biletë për në raundin tjetër.

Një ndeshje e bukur u zhvillua ndërmjet Dental dhe Elektroinn. Edhe pse ndoshta jo me rezultat bindës 3-1, Dental arriti ta kontrollonte lojën dhe kështu arriti të marrë këtë futore të merituar. Ndër më meritorët në këtë fitore ishte portieri Petrit Budakova i cili priti një penalti dhe bëri disa intervenime vendimtare. Galaxy ka befasuar skuadrën e Mani Kurtit, FC Nderimin, me eliminim nga kupa. Nderimi krijoi epërsi të thellë në pjesën e parë 5-1, mirëpo Galaxy bëri një nga paraqitjet më të mira të saj duke barazuar rezultatin në 5-5, ndërsa nga pika e penaltive u treguan më të saktë duke fituar 2-1. Nga skuadrat e ligës së tretë biletë për në 1/16 morri edhe Guri M, e cila mposhti Termo Luzha & Trolli me rezultat bindës 9-3. Fitore pas ekzekutimit të penaltive ka shënuar edhe Shqiponja pasi që në kohen e rregullt barazoi 2-2 me Maestron. Nga pika e bardhë lojtarët e Shqiponjës u treguan më të saktë duke fituar 6-5 këtë sfidë shumë të vështirë.

10376265 339151909605117 6990096464054126725 n

Kualifikim ëndrrash por edhe të merituar arriti FC Te Iriqi që mposhti një nga pretendentet kryesorë, FC Sëiss Plus, me rezultat 6-4. Te Iriqi bëri një paraqitje të madhe, ndërsa Valdrin Mustafa me katër golat e tij ishte më meritori për këtë fitore.

Sherif Topalli me shokë i dhanë fitore skuadrës së Pit Power Negenet duke e mposhtur Victoria & Orchide me rezultat të ngushtë 4-3. Negenet ishte më dominues në këtë takim duke krijuar me shumë raste por në fund u desh të pajtohej me këtë fitore të ngushët e cila lehtë ka mundur edhe të befasohet pasi që edhe Victoria kishte disa raste të saja. Ndërsa në takimin tjetër, Shkumbim Salihu shkëlqeu në fitoren e Termo Lulit ndaj Termos. Salihu realizoi het-trik duke i siguruar fitorën skuadrës së tij dhe kalimin në raundin e 1/16. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte, Termo Luli 3-1 Termo.

10848061 339254009594907 6932755695346914905 n

Ndeshja derbi dhe e fundit në Bige Eagle Cup u zhvillua ndërmjet Restaurant Arxhendit dhe Komogllavës. Këto dy skuadra u ndeshen ndërmjet vete para dy jave në kuadër të Ligës Pit Power, të cilën e fitoi Arxhendi,, ndërsa edhe në kuadër të Kupës, skuadra e Liridon Muhaxherit tregoi kualitetin e saj duke e mposhtur edhe njëherë Komogllavën me rezultat 4-1. Alban Ugzmajli dhe Shpejtim Muhaxheri treguan formë të lartë në këtë takim, ndërsa Komogllaves i mbetet të shpresojë për një poziët që dërgon në Total Champions, teksa Arxhendi mbetet në garë edhe me tutje në të dy frontet.

Me poshtë rezultatet e plota dhe më të dalluarit e kësaj jave në raundin e dytë të Big Eagle Cup. 

10891945 339683459551962 1968707230275073907 n


 

Raundi i ardhshëm në Big Eagle Cup:

10887858 4976765953227 202526937 n

telegrafi sport app