LAJMI I FUNDIT:

Liga e eSports për femra, vjen me organizim të ri në video-lojën Dota 2

Liga e eSports për femra, vjen me organizim të ri në video-lojën Dota 2

“Female eSports League”, ka njoftuar për organizimin e ri në Azinë Juglindore “FSL Dota 2 Circuit”.

FSL, një ligë e eSports për femra me bazë jashtë Singaporit është qarku kryesor i lojërave të femrave të Azisë Juglindore, që së fundmi ka shpallur qarkun e ri FSL Dota 2 i cili synon të ofrojë më shumë mundësi për femrat për të garuar.


Organizimi i ri pritet të mbahet duke filluar nga marsi deri në shtator, ku do të shpërndaj një grup çmimesh afër 34oo euro, ndërsa regjistrimi do të mbyllet me datën 20 mars.

Turneu do të përmbajë tri faza të ndryshme, “3X FSL Open, FSL Wildcard dhe FSL Elite”.

Në FSL Elite, katër ekipet më të mira do të garojnë për çmimin afër 3400 euro, për të zbuluar se cili është ekipi më i mirë i femrave në lojën Dota 2 në Azinë Juglindore.