LAJMI I FUNDIT:
Fun

“Lidhe rripin Kiki, Drake do të të mirëkuptojë”, kreativiteti i Erion Veliajt për të ndërgjegjësuar qytetarët

“Lidhe rripin Kiki, Drake do të të mirëkuptojë”, kreativiteti i Erion Veliajt për të ndërgjegjësuar qytetarët

Të gjithë janë të njohur tashmë me stafetën interesante në Instagram të titulluar “In my feeling challenge”.

Është kjo një sfidë që secili ia vë vetes, duke dalë nga vetura në momentin që ajo është në lëvizje, dhe duke kërcyer nën ritmet e këngës “In my feelings”, të kënduar nga reperi i famshëm kanadez, Drake.


E ndërsa shumë prej fansave të reperit po e praktikojnë këtë gjë, duket se ka edhe nga ata që sfidën e kësaj kënge e kanë përkthyer në një mesazh sensibilizimi.

I tillë ka qenë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili në hyrje të qytetit ka vendosur një ekran me mesazh ndërgjegjësues për të gjithë ata që vozisin.

“Lidhe rripin Kiki, Drake do të të mirëkuptojë”, është shkruar në ekran.

“Lidhe rripin Kiki, Drake do të të mirëkuptojë”, shkruhet në mesazhin ndërgjegjësues të vendosur në hyrje të Tiranës (Foto: Erion Veliaj/Twitter)

Në një postim të bërë në Twitter, Veliaj ka sqaruar se një sfidë e tillë është argëtuese, po aq sa edhe e rrezikshme po doli jashtë kontrollit.

“Të bësh #KikiChallenge me kërcim jashtë makinës që ecën, duket shumë gallatë, gjersa ndodh hataja! Na duhesh të kërcesh më gjatë, ndaj vëre rripin e rri në makinë shoku!”, ka shkruar Veliaj.

Ndërkohë “In my feeling challenge” është kthyer në një sfidë virale në tërë botën, ku shumë prej njerëzve nuk hezitojnë që të argëtohen duke praktikuar një sfidë të tillë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Kalo në kategori