LAJMI I FUNDIT:

Liderët politikë shprehin ngushëllime për vdekjen e mjeshtrit të baletit, Ahmet Brahimajt

Liderët politikë shprehin ngushëllime për vdekjen e mjeshtrit të baletit, Ahmet Brahimajt

Sot është ndarë nga jeta ish-drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj.

Ahmeti, i cili ishte një nga themeluesit e Baletit Kombëtar të Kosovës, ka luajtur në më shumë se 38 premiera baleti, e në shumë premiera të tjera të Dramës.


Ai vdiq në moshën 66-vjeçare.

Ngushëllime për vdekjen e tij kanë shprehur edhe liderët politikë në vend.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, janë ndër liderët që kanë shprehur ngushëllime për mjeshtrin e baletit.

Ahmet Brahimaj

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi:

“Në moshën 66 vjeçare paska ndërruar jetë Ahmet Brahimaj, një prej themeluesve dhe drejtuesve të trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës. Ai kontribuoi shumë për artin dhe kulturën tonë. Ngushëllime familjes Brahimaj, kolegëve të tij dhe gjithë artdashësve në Kosovë”.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj:

“Me keqardhje pranova lajmin për kalimin në amshim të Artistit të Merituar, Ahmet Brahimaj, ish Drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës. Me kontributin e çmuar, ai i dha vulën e tij origjinale zhvillimit të Artit të Baletit në vendin tonë. Ngushëllime familjes Brahimaj, të gjithë artistëve që punuan më të dhe miqve të tij të shumtë”.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani:

“Sot iku rithemeluesi i trupës së baletit të Kosovës. Njeriu, i cili dha gjithçka për baletin, artisti i merituar dhe profesionisti i pakompromis.Ahmet Brahimaj është përfaqësues i brezit të parë të baletanëve të Kosovës dhe do të mbetet ikona e artit skenik të baletit. Trupa e Baletit mbeti pa frymëzuesin, bashkëpunëtorin e mirë e vetëmohuesin! Kosova mbeti pa maestron! Ngushëllime komunitetit artistik! Pusho në paqe mjeshtër!”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli:

“Me dhimbje të madhe mora lajmin e vdekjes së mikut tim, artistit të shquar Ahmet Brahimajt, i cili ka vënë themelet e baletit kosovar. Ai ka qenë njeriu kyç i rithemelimit të Baleti Kombëtar të Kosovës pas luftës dhe meritori kryesor i sukseseve të shumta të këtij institucioni. Nën udhëheqjen e Ahmetit, Baleti i Kosovës ka arritur që me kushte minimale, të vendosë me sukses në skenë, shfaqjet më rëndësishme të baletit klasik, si dhe të tërheqë koreografë të mirënjohur nga e gjithë bota. Fal punës së tij këmbëngulëse, trupa kosovare e baletit u bë një nga institucionet më të suksesshme kulturore të vendit, që ftohej rregullisht nëpër skenat më prestigjioze të Evropës, duke shërbyer kështu, si ambasadore e kulturës dhe imazhit të Kosovës. Ngushëllime më të sinqerta për familjen e tij, të afërmit e tij, trupën e baletit dhe mbarë komunitetin e artistëve për këtë humbje të madhe”.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi:

“E nderuara familje Brahimaj, Me pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurit tuaj, Ahmetit. Ahmeti ka qenë njeriu me të cilin është identifikuar baleti në Kosovë. Me angazhimin e tij, ai ka bërë që të njihet jo vetëm nga artistët e ata që merren me kulturë por edhe në fusha tjera. Kur ka folur dikush për baletin e ka pasur në mendje Ahmetin. Ahmet Brahimaj është prej njerëzve të parë që është marrë me balet dhe është edukuar në këtë fushë duke qenë prej gjeneratave të para të Baletit të Kosovës. Si një ndër balerinët e parë, ai ka formuar Ansamblin e Baletit në vendin tonë në vitet e 70-ta të shekullit 20. Ka luajtur në mëse 40 premiera baleti e në shumë premiera tjera artistike duke pasur rolet kryesore në to duke u paraqitur me sukses. Përkushtimi me të cilin Ahmeti ka punuar ka bërë që ai përpos që ka fituar dhe gëzuar respektin e atyre që kanë pasur rastin ta njohin e të punojnë me të, ta marrin për frymëzim dhe nxitje për angazhim më të madh. Baleti i Kosovës por edhe kultura shqiptare në përgjithësi ka humbur një figurë shumë të madhe duke e lënë një zbrazëti të pazëvendësueshme. Ahmeti do të kujtohet dhe do të mbetet i paharruar përmes veprave të shumta e gjurmëve të pashlyera që la pas. Mes bashkëpunëtorësh, shëmbëlltyra e tij do të mbetet përjetësisht udhërrëfyes i punës dhe angazhimit. Ngushëllime familjes, miqve e tërë komunitetit artistik për këtë humbje të madhe. Sinqerisht, Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kalo në kategori