LAJMI I FUNDIT:

Liam Hemsworth shijon romancën e re me Maddison Brown

Liam Hemsworth shijon romancën e re me Maddison Brown

Aktori Liam Hemworth dhe Maddison Brown duket se kanë filluar hapat e parë të romancës së tyre.

Mbrëmjen e së enjtes, dyshja u vunë re në disa momente intime – ndërsa aktori vuri dorën pas modeles Brown dhe ndanë një puthje të zjarrtë përgjatë rrugëve të New York-ut.


Për këtë takim, Maddison ishte e veshur tërësisht në të zeza me një bluzë me mëngë të gjata, për dallim nga Liam, i cili shkoi për një pamje më rastësore me xhinse të zeza dhe një xhaket blu të marinës.

Liam Hemsworth në një romancë të re (Foto: People)

Kjo është hera e dytë që ata u panë së bashku, meqë fillimisht ishin takuar ditë më parë në West Village të New York-ut.

Në përgjithësi, daljet e fundit kanë dëshmuar dy gjëra për fansat; e para që ata bëjnë për një duet mjaft në modë dhe e dyta është se ata janë shumë të kënaqur kur tregojnë afirmitet së bashku.

Një burim ka thënë më parë për E! News që Liam dhe 22-vjeçarja “mbanin duart dhe ecnin shumë pranë njëri-tjetrit” pasi shijuan një drekë të enjten.

Liam Hemsworth në një romancë të re (Foto: People)

“Nuk dukej si takimi i parë i tyre”, theksoi burimi.

Por, ndoshta aktorët janë kaq të rehatshëm me njëri-tjetrin për shkak të shumë gjërave të përbashkëta?

Për shembull, Maddison është një aktore dhe vjen nga vendi i lindjes së Liam-it, në Australi, plus ajo është e zhytur në modelim, njëjtë sikurse Liam që deri më tani ka pozuar për shumë revista, marka veshjesh, etj.

Liam Hemsworth e mësoi ndarjen nga Miley Cyrus në media sociale
Lexo po ashtu Liam Hemsworth e mësoi ndarjen nga Miley Cyrus në media sociale

Maddison me të vërtetë duket si një përshtatje e mirë për yllin, pasi Hemsworth i tha lamtumirë dashurisë së tij dhjetëvjeçare para ca muajsh me këngëtaren Miley Cyrus.

Nga ana tjetër, Miley padyshim se ka lëvizur në këtë aspekt. Që prej ndarjes së tyre, ajo është takuar me Kaitlynn Carter dhe aktualisht me këngëtarin Cody Simpson. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori