LAJMI I FUNDIT:

Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus përfundojnë procedurat e divorcit

Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus përfundojnë procedurat e divorcit
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth (Foto: Toby Canham/Getty Images for AIF)

Për të gjithë fansat e Miley Cyrus dhe të Liam Hemsworth, sot është një ditë e mërzitshme. Po, është e mërzitshme që kur dyshja u ndanë e më së shumti tani kur kanë finalizuar divorcin e tyre, sepse tashmë zyrtarisht janë të ndarë nga njëri-tjetri.

Një gjyqtar miratoi dhe finalizoi letrat e divorcit të këngëtares dhe aktorit, sipas TMZ. Dokumentet e marra nga faqja zbulojnë se dyshja do të jenë beqarë që nga 22 shkurt 2020.


Miley dhe Liam, të cilët u martuan në dhjetor të vitit 2018, kanë punuar deri më tani për përfundimin e këtij divorci.

Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus (Foto: Frazer Harrison/Getty Images)

Ata kishin një marrëveshje, që do të thotë se të ardhurat e tyre dhe pasuritë financiare mbetën të ndara. TMZ gjithashtu raportoi se Miley do të mbajë të gjitha kafshët që ata kishin, përfshirë qenin e tyre, macet dhe kuajt.

Të gjitha lajmet nga Miley Cyrus
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Miley Cyrus

“Është një lehtësim për të dy pasi mund të lëvizin lirshëm nga njëri-tjetri”, tha një burim i afër me E!News. “Nuk ishte edhe aq i komplikuar procesi pasi të dy kishin rënë dakord më herët”.

“Ata janë të gatshëm ta vazhdojnë jetën e tyre ndaras, dhe janë të lumtur që po e përmbyllin këtë kapitull në jetë”.

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth (Foto: Toby Canham/Getty Images for AIF)

Aktori i “Hunger Games”, 30-vjeç, paraqiti divorcin ndaj Cyrus në gusht të vitit të kaluar, vetëm disa ditë pas ndarjes zyrtare të tyre.

Ai theksoi se “ndryshimet e pakonkurueshme” ishin ndër arsyet e ndarjes së çiftit më të pëlqyer në botë, që shijuan lidhjen për më shumë se një dekadë së bashku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori