LAJMI I FUNDIT:

Lewis Hamilton zgjedh rivalin për titull

Lewis Hamilton zgjedh rivalin për titull

Piloti britanik Lewis Hamilton i është gëzuar dje fitores së parë sezonale në Formula 1, pas triumfit në pistën e Shangait.

Piloti i Mercedes arriti të lërë pas rivalët e tij, përfshi edhe Sebastian Vettel me Ferari, që sipas britanikut do të jetë rivali kryesor për titull.


“Do të jetë një kampionat i ekuilibruar, ndoshta më i vështiri i karrierës time. Me Vettel, në xhirot e fundit duelonim për xhiron më të shpejtë dhe jam i bindur se ky Botëror do të jetë shumë i fortë. Do të jetë një betejë e fortë mes nesh dhe do të jetë diçka argëtuese edhe për fansat”, tha Hamilton pas garës.

Britaniku synon të rikthehet kampion bote në një garë të vështirë, të nisur me pistë të lagur dhe u mbyll me pistë të thatë.

“Isha me gomat e ndërmjetme në fillim, ndërkohë që në pistë kishte shumë pellgje me ujë. Por skuadra bëri të mundur që të arrijmë një fitore të rëndësishme dhe shpresoj që ky ritëm të ka karakterizojë përgjatë gjithë Botërorit. Një garë që riktheu spektaklin dhe kjo është diçka e mirë për Formula 1. Edhe Verstappen bëri një garë të bukur, rikuperoi shumë vende dhe meriton fjalë të mira”, u shpreh piloti britanik i Mercedes, që ndan kreun e renditjes me Vettel. /telesport/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori