LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski refuzon Chelsean, e do vetëm kalimin te Barcelona

Lewandowski refuzon Chelsean, e do vetëm kalimin te Barcelona

Robert Lewandowski ka refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar Chelseat këtë verë me sulmuesin e Bayern Munichut që synon një lëvizje ëndrrash për t’iu bashkuar Barcelonës.

Duke refuzuar të nënshkruajë një marrëveshje të re dhe me vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij me kampionët e Bundesligës, polaku ka tërhequr vëmendjen e një mori klubesh, përfshirë Blutë e Londrës.


Raportuar fillimisht nga Sport, Lewandowski refuzoi mundësinë për t’u bashkuar me skuadrën e Ligës Premier, në vend të kësaj donte të nënshkruante për Barcelonën.

Lewandowski e thotë sërish: Dua të largohem, klubi mund të fitojë para nga shitja ime
Lexo po ashtu Lewandowski e thotë sërish: Dua të largohem, klubi mund të fitojë para nga shitja ime

Thomas Tuchel dëshiron të sjellë një sulmues me cilësi të lartë në Stamford Bridge pas rikthimit të tmerrshëm të Romelu Lukakut me trajnerin që i ofron kapitenit të Polonisë mundësinë për t’u bashkuar me Chelsean.

Megjithatë, 33-vjeçari duket se ka sytë vetëm për Barcelonën me trajnerin Xavi që thuhet se e ka bërë Lewandowski objektivin e tij kryesor të transferimit.

Chelsea mendon transferimin e Lewandowskit si pasues të Lukakut
Lexo po ashtu Chelsea mendon transferimin e Lewandowskit si pasues të Lukakut

Interesi fillestar i Chelseat për sulmuesin u rrit nga vështirësitë e Barcelonës për të regjistruar lojtarë të rinj për shkak të vështirësive financiare.

Por, pasi anëtarët e klubit të La Liga votuan me shumicë dërrmuese për të shitur të drejtat e ardhshme të tregtimit dhe televizionit, ata tani ka të ngjarë të lëvizin shpejt për të përfunduar një marrëveshje për Lewandowskin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori