LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski në listë me Ronaldo, Messi e Ibra – lojtarët aktivë që kanë shënuar më shumë se 500 gola

Lewandowski në listë me Ronaldo, Messi e Ibra – lojtarët aktivë që kanë shënuar më shumë se 500 gola
(Foto: Facebook/Bleacher Report Football)

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, ka shënuar golin e 500-të në karrierë duke u bërë vetëm lojtari i katërt aktiv që ka arritur këtë statistikë historike.

Kampioni i Bundesligas fitoi me rezultat 4-0 si mysafir i Schalkes në fundjavë, ndërsa polaku ishte njëri nga golashënuesit.


Për më shumë, ky ishte goli i 500-të në karrierë për Lewandowskin, i cili tashmë është në një listë me Cristiano Ronaldo, Lionel Messi e Zlatan Ibrahimovic, të cilët janë të vetmit futbollistë aktivë që e kanë prekur këtë shifër.

Njëherësh, 32-vjeçari, i cili është pjesë e Bayernit qe shtatë sezone (nga viti 2014), ka shënuar plot 272 gola për bavarezët.

Bayerni 'shkatërron' Schalken për të vazhduar si lider i vetëm
Lexo po ashtu Bayerni 'shkatërron' Schalken për të vazhduar si lider i vetëm

Statistikë mbresëlënëse ai kishte pasur edhe gjatë katër sezoneve te Borussia Dortmundi, ku kishte shënuar 103 gola në 187 paraqitje. /Telegrafi/

(Foto: Facebook/Bleacher Report Football)