LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski në histori, bëhet shënuesi i tretë më i mirë në Ligën e Kampionëve

Lewandowski në histori, bëhet shënuesi i tretë më i mirë në Ligën e Kampionëve

Forma e sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowskit, në vitet e fundit ka shkuar vetëm në rritje, ndërsa numri i golave e konfirmon këtë gjë.

Polaku ka arritur të shënojë edhe në ndeshjen e sotme në Ligën e Kampionëve ndaj Lazios.


Ai e shënoi golin e parë në këtë ndeshje, duke e quar numrin në 72 gola gjithsej në garën më të madhe në botë për klube.

Polaku e ka kaluar në ranglistë sulmuesin spanjoll, Raul Gonzales, që kishte 71 gola.

Lewandowski 17 gola i ka shënuar me Borussia Dortmundin, ndërsa të tjerat me Bayern Munich.

Spanjolli i kishte shënuar 66 gola me Real Madridin, ndërsa pesë me Schalken.

Në krye të top listës është Cristiano Ronaldo me 134 gola, ndërsa pas tij vije Lionel Messi me 119 gola.

/Telegrafi/