LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski i gatshëm të detyrojë Bayernin ta pranojë transferimin e tij te Barcelona

Lewandowski i gatshëm të detyrojë Bayernin ta pranojë transferimin e tij te Barcelona

E ardhmja e Robert Lewandowskit nuk është e qartë, dhe sulmuesi i Bayern Munichut po bën gjithçka që mundet për të detyruar të largohet nga Bavaria në mënyrë që t’i bashkohet me Barcelonën këtë verë.

33-vjeçari nuk ka qenë i turpshëm të pranojë dëshirën e tij për t’u larguar nga kampionët gjermanë në afatin kalimtar aktual, pavarësisht synimeve të klubit për ta mbajtur atë ose për ta shitur sipas kushteve të tyre.


Para-sezoni do të fillojë më 12 korrik, por Lewandowski nuk ka në plan të paraqitet në qendrën stërvitore.

Barcelona ia konfirmon Lewandowskit ofertën e përmirësuar drejtuar Bayern Munichut
Lexo po ashtu Barcelona ia konfirmon Lewandowskit ofertën e përmirësuar drejtuar Bayern Munichut

Ish-agjenti i sulmuesit, Mail Barthel ka shkuar aq larg sa ka sugjeruar se ai do të ishte i gatshëm të ‘godiste’ në mënyrë që të siguronte largim e tij.

“Tashmë konsiderohej se ai nuk do të paraqitej në stërvitje. Besoj se Roberti nuk do të paraqitet në stërvitje”, ka thënë Barthel, duke iu referuar kohës kur Lewa donte të largohej nga Borussia Dortmund për t’iu bashkuar Bayernit.

Barcelona thuhet se tashmë ka bërë tri oferta duke shkuar deri në 40 milionë euro, por Bayerni ende nuk është bindur. /Telegrafi/