LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja për Bashkim: Vettingu në drejtësi të bëhet urgjentisht

Lëvizja për Bashkim: Vettingu në drejtësi të bëhet urgjentisht

Çështja e manipulimeve me listat e veteranëve është aferë e pastër korruptive, thotë Lëvizja për Bashkim përmes një komunikate për media.

“Në fakt, këtu kemi të bëjmë me korrupsion masiv. Pasojat e këtij manipulimi masiv janë të jashtëzakonshme dhe të natyrave të ndryshme: e dëmtojnë buxhetin e shtetit, i dëmtojnë veteranët e vërtetë, e dëmtojnë rëndë demokracinë dhe besimin në institucione”, thuhet në komunikatë.


Më tutje LB shton se sa i përket buxhetit, ai dëmtohet në mënyrë direkte dhe jodirekte.

“Në mënyrë direkte përmes pagesës të së paku 39 milionë euro në vit në emër të pensioneve për njerëz mashtrues, dhe në mënyrë jodirekte përmes shmangies nga pagesa e taksave nga ana e atyre që punojnë nëpër kompani private, por nuk janë të regjistruar si të punësuar, që të mos e humbin mundësinë e marrjes së pensionit”, thotë LB.

Kjo aferë, sipas Lëvizjes për Bashkim dëmton edhe veteranët e vërtetë të luftës dhe atë si në aspektin moral, ashtu edhe atë financiar.

“Moral për shkak të stigmatizimit të statusit të veteranit, kurse financiar për shkak të kufizimeve buxhetore dhe shpërndarjes së këtyre mjeteve edhe tek mashtruesit”, thuhet në komunikatë.

LB më tutje shton se duke qenë se një prej motiveve të përgjegjësve të këtij mashtrimi, përveç atij financiar, është edhe korruptimi i votës së qytetarëve, është i pashmangshëm dëmtimi i madh i demokracisë në vend.

“Numri i madh i mashtruesve, shumëzuar me ndikimin e tyre në rrethin e tyre, bën që vullneti i votuesve të deformohet dhe të shndërrohet në mall. Kjo është fatale për një demokraci.

Megjithatë, ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm i korrupsionit në vend. Ky ishte rast i cili, më fuqishëm se çdo tjetër, e nxori në sipërfaqe gjendjen e rëndë të institucioneve të drejtësisë në vend”, shton LB.

Duke qenë kështu, Lëvizja për Bashkim kërkon me ngulm nga të gjitha forcat politike dhe qytetarët që së bashku ta rrisim presionin për reforma të thella në drejtësi, me theks të veçantë në miratimin e ligjit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve, që ndryshe njihet edhe si ligji i vetingut.

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori