LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Fol: Qeveria e Kosovës ka realizuar 56 për qind të planit të punës për vitin 2021

Lëvizja Fol: Qeveria e Kosovës ka realizuar 56 për qind të planit të punës për vitin 2021

Qeveria e Kosovës ka realizuar 56 për qind të planit të punës në periudhën mars-dhjetor 2021.  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka përqindjen më të vogël të realizimit të planit vjetor të punë, me vetëm 28 për qind të realizimit të aktiviteteve. Ndërkaq, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka arritur të realizojë 100 për qind planin vjetor prej periudhës mars deri në dhjetor 2021.

Në prezantimin e nivelit të përmbushjes së Planit të Punës së Qeverisë së Kosovës për vitin 2021 nga Lëvizja Fol dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), u tha se në tërësi Qeveria Kurti ka arritur të realizojë 56 për qind të planit të vitit të kaluar.


Koordinatori i projektit në Lëvizjen Fol, Erblin Hoxha tha se të gjitha ministritë vitin e kaluar kanë paraparë mbi 700 aktivitete.

“Nga të gjitha aktivitetet që i ka paraparë qeveria dhe qeveritë, pra në total kanë qenë gjithsejtë 764 aktivitete të parapara në këtë periudhë, prej të cilave 428 aktivitete janë realizuar, kurse 336 nuk i ka realizuar. Nëse këtë e përkthejmë në shifra dhe statistika atëherë del që Qeveria e Kosovës bashkë me të gjitha ministritë ka realizuar 56 për qind të planit të punës për vitin 2021 dhe 44 për qind të aktiviteteve nuk janë të realizuara. Disa prej tyre janë edhe në proces, por gjithsesi të kategorizuara si jo të realizuara”, ka thënë Hoxha.

Në bazë të këtij raporti, Zyra e Kryeministrit ka përfunduar në total 52 përqind të aktiviteteve, ku 77 aktivitete nuk janë përfunduar, ndërkaq 40 aktivitete i ka realizuar.

“Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në kuadër të 13 objektivave, kjo ministri ka paraparë të përfundojë 76 aktivitete në periudhën mars-dhjetor 2021, prej të cilave 22 i ka realizuar dhe 54 nuk i ka realizuar. Në përqindje kjo del ministri me performancën më të ulët, ku përafërsisht 29 për qind, ose 28.9 për qind i ka të realizuar, kurse 71 për qind nuk i ka të realizuar”, ka shtuar ai.

Ka ministri, e cila ka realizuar 100 për qind të planit të punës.

“Ministria e vetme që ka 100 për qind të aktiviteteve të realizuara është Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Në kuadër të katër objektivave janë paraparë gjithsej 11 aktivitete për periudhën mars-dhjetor 2021 dhe është ministria e vetme që ka 100 për qind të aktiviteteve të realizuara në kuadër të periudhës së njëjtë”, njoftoi Hoxha.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka arritur të realizojë 36,5 të aktiviteteve të realizuara. Për këtë ka reaguar Rexhep Vasolli nga kjo ministri, i cili tha se ky dikaster ka pasur volum më të madh të aktiviteteve krahasuar me të tjerat.

Vasolli: A jeni në dijeni që Ministria e Financave ka plan vjetor të punës të vetin.

Hoxha: Zyrtare është kjo, nëse ka diçka tjetër dhe nuk është publike është shqetësim shumë më i madh se çfarë kemi bërë ne.

Vasolli: Mos u shqetëso, mos u lësho në paragjykime, shiko në ueb-faqe edhe planin e punës edhe të ministrisë. Edhe i ki zyrtare të zbatimit.

Po ashtu, Ministria e Zhvillimit Rajonal ka numër të madh të aktiviteteve të zhvilluara, ku 94.3 për qind e planit të punës është realizuar. Edhe Ministria e Mbrojtjes shënon numër të madh të aktiviteteve të realizuara, ku 88 për qind e planit të punës ka përfunduar.

Ndërkaq, përqindje më të vogël ka Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila ka arritur të realizojë vetëm 35 për qind të planit të punës. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori