LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Demokratike: Poliklinika e Sarajit e shkatërruar ende pa u hapur

Lëvizja Demokratike: Poliklinika e Sarajit e shkatërruar ende pa u hapur

Lëvizja Demokratike ka reaguar pas lëshimit në përdorim të Poliklinikës në Saraj, në të cilin morën pjesë zyrtarë të qeverisë. Nga LD thonë se kjo ishte parodi, e ofruar nga ministrat e dështuar të BDI-së.

Nga LD theksojnë se “këta ministra të BDI-së nuk u tallën vetëm me Sarajin, po me gjithë popullatën e vendit duke lëshuar në përdorim një objekt që ende pa u promovuar është shkatërruar, më mirë thënë është kalbur përbrenda tërësisht”.


“Pra objekti i Poliklinikës së Sarajit ende pa u vënë në funksion ndodhet në gjendje të mjerueshme, për nga kualiteti i ndërtimit por edhe me shumë probleme të tjera sanitare. Ky objekt i cili u premtua që nga viti 2018 për banorët e Komunës se Sarajit, e që u promovua sot fatkeqësisht do të vazhdojë të mbetet jofunksional. Banorët e Sarajit nuk e meritojnë një gjë të tillë, ata ndjehen të dëshpëruar nga kjo gënjeshtër e madhe që po u bëhet”.

Lëshohet në përdorim Poliklinika e re në Saraj, do t’u shërbejë 45.000 qytetarëve
Lexo po ashtu Lëshohet në përdorim Poliklinika e re në Saraj, do t’u shërbejë 45.000 qytetarëve

“Të nderuar qytetarë këto pamje që po ua sjellim sot konfirmojnë faktin se gjatë kohës kur kjo Qeveri e cila ndan miliona euro për kazino dhe lojëra fati, nuk është në gjendje të rregullojë çështjen esenciale për shërbime shëndetësore për mijëra banore të Dërvenit, por edhe më gjerë, e në veçanti për personat që kanë më shumë nevojë për përkujdesje mjekësore dhe të cilët detyrohen të paguajnë shumë para nëpër ambulanta dhe spitale private”.

“Pra me plotë të drejtë mund të konstatojmë se Qeveria nuk ka hallin e shëndetit të qytetareve, ajo ka hallin e kazinove, prandaj mjekët dhe specializantët po na ikin në mërgim si pasojë e pakujdesisë dhe mosinvestimit në fushën e shëndetësisë”, thonë nga LD./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit

Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit

Siguri
Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real

Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real

Politikë
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë

Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë

Lajme
Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim

Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim

Lajme
Befason Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik

Befason Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik

Lajme
Kalo në kategori