31-vjeçarit nuk është i ofruar vazhdimi i kontratës, kështu që ai do ta vazhdojë karrierën te një klub tjetër.

“Është fundi. E di se do të largohem. Kemi pasur raporte të mira, ky klub ka qenë një pjesë e madhe e imja”.


“Unë mendoj se tashmë ka përfunduar. Nëse diçka ndryshon, atëherë mirë, por nëse jo nuk kam kurrfarë hidhërimi me klubin”.

“E di si funksionon ana biznesore. Kemi qenë të suksesshëm dhe nuk mbaj kurrfarë mërie”, ka deklaruar Lescott para gazetarëve.

Klubi turk, Besiktas dhe ato angleze, West Ham, Everton, Aston Villa e Tottenham, kanë shprehur interesim për të. /Telegrafi/

telegrafi sport app