LAJMI I FUNDIT:

Leo Messi e kishte dashuruar lojën e tij, por Barcelona është e gatshme t’i ndajë rrugët me Riqui Puig

Leo Messi e kishte dashuruar lojën e tij, por Barcelona është e gatshme t’i ndajë rrugët me Riqui Puig

Barcelona është e gatshme të lërë Riqui Puig të largohet nga klubi në një përpjekje për të ulur faturën e pagave dhe do të jetë një fund i trishtuar i karrierës së tij me klubin.

Gjigantët katalanas janë ende në telashe financiare, pavarësisht largimit të Philippe Coutinhos dhe uljes së pagës të Samuel Umtiti në javët e fundit.


SPORT ka raportuar se Xavi është gati të bëjë sakrifica dhe të ulë faturën e pagave të Barcelonës duke e lënë Puig të largohet në janar.

Image Credit: Alamy

Talenti bëri debutimin e tij për skuadrën e parë në vitin 2018 dhe pas një seance stërvitore me ekipin e parë, me Lionel Messin që u bë një tifoz i madh i lojës së tij.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë u tha se ishte ‘i mahnitur’ pasi pa Puig në aksion dhe madje e krahasoi atë me Andres Iniesta.

Por, Puig nuk arriti t’i bënte përshtypje ish-trajnerit Ronald Koeman, me shumë fansa që argumentuan se ai meritonte më shumë mundësi.

Të gjitha lajmet nga Riqui Puig
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Riqui Puig

Atij iu dha fanela me numrin gjashtë këtë sezon dhe nuk bindi nën drejtimin e Koeman para se holandezi të shkarkohej në tetor.

Ardhja e Xavit prezantoi një mundësi të re për Puig, por ai ka mbetur pas bashkëlojtarëve të dalë në La Masia si, Nico Gonzalez dhe Gavi.

Lojtari i Barcelonës B, Alvaro Sanz, madje doli përpara Puig në një barazim me Granadën.

Image Credit: Alamy

Puig ka të ngjarë të huazohet, në vend që të largohet përgjithmonë pasi beson se është mjaft i mirë për të hyrë në formacionin fillestar.

Getafe ka qenë duke projektuar një lëvizje, ashtu si edhe skuadra e Ligës Premier, Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori