LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet një nga lojtarët kryesor të Liverpoolit

Lëndohet një nga lojtarët kryesor të Liverpoolit

Liverpooli do të jetë pa yllin e saj Roberto Firmino në ndeshjen e nesërme kundër Southamptonit.

Liverpool Echo raporton se braziliani ka pasur zgjatje të muskujve, transmeton Koha.net. Ndërsa raportohet se ai do të humbë edhe ndeshjet e radhës me Brazilin për shkak të këtij lëndimi.


Kombëtarja e Brazilit e ka konfirmuar se ai do të zëvendësohet nga ylli i Benficas, Jonas, i cili do të luajë në ndeshjet kundër Uruguajit dhe Paraguajit.