LAJMI I FUNDIT:

Lëndimi i Shalës është më i lehtë se që ishte menduar

Lëndimi i Shalës është më i lehtë se që ishte menduar

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala pësoi një lëndim në ndeshjen e Përfaqësueses ndaj Burkina Fasos.

Ishte minuta e 30-të e ndeshjes kur Shala shpëtoi golin e sigurt dhe në atë moment u lëndua duke u larguar nga fusha.


Fillimisht u mendua se futbollisti nga Drenasi do të mungoj rreth tetë javë pas këtij lëndimi.

Por pas rikthimit në Danimarkë ai ka bërë kontrollet dhe lëndimi ka dalë më i lehtë se që u mendua fillimisht.

Shala pritet të jetë jashtë fushave për rreth ditë eventualisht 15 ditë.

26-vjeçari pritet të jetë vendimtar edhe për skuadrën e tij Lyngby në luftën për mbijetesë në kampionatin danez.

Herolindi ishte ndër lojtarët më të mirë të Përfaqësueses së Kosovës në dy ndeshjet ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos.

Ish-anëtari i Sparta Pragës dhe Kasimpases këtë edicion ka zhvilluar 11 ndeshje në Danimarkë duke shënuar edhe një gol. /Telegrafi/