LAJMI I FUNDIT:

Lëndimi serioz i Albina Rugovës, hendbollistja do të mungojë rreth gjashtë muaj

Lëndimi serioz i Albina Rugovës, hendbollistja do të mungojë rreth gjashtë muaj
(Foto: kosovahandball.info)

Hendbollistja e Kosovës, Albina Rugova, ka pësuar një lëndim serioz – thuhet në një njoftim të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Ajo ka pësuar dëmtim gjatë një dueli në ndeshjen e fundjavës në mes të Prishtinës dhe Istogut.


Albina është kapitene e Istogut dhe njëra prej lojtareve kryesore të kësaj skuadre. Rugova është po ashtu lojtare e rëndësishme e ekipit të Kosovës. Paraqitet në pozitën e alos.

Sipas njoftimit të Istogut, Albina ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë dhe duhet t’i nënshtrohet operacionit.

Hendbollistja do të mungojë rreth gjashtë muaj nga terrenet e hendbollit.