LAJMI I FUNDIT:

Legjendat e Man Cityt besojnë se Phil Foden mund ta fitojë Topin e Artë në të ardhmen e afërt

Legjendat e Man Cityt besojnë se Phil Foden mund ta fitojë Topin e Artë në të ardhmen e afërt

Mesfushori i Manchester City, Phil Foden, ka fituar simpati të madhe dhe legjendat e klubit nga Etihad kanë thënë se ai mund ta fitojë Topin e Artë në të ardhmen.

20-vjeçari aktualisht po shijon një sezon superior në Etihad dhe i ka impresionuar në fitoren e së dielës 4-1 ndaj Liverpool.


Ish-sulmuesi i Cityt, Trevor Sinclair është jashtëzakonisht i ngazëllyer nga mesfushori dhe ai mendon se ai do të jetë lart si njëri nga më të mirët e botës.

“Në të vërtetë besoj se ai mund të jetë aq i mirë sa të fitojë Topin e Artë nëse i mban këmbët në tokë dhe vazhdon të punojë pa u lodhur siç po bën tani”, ka thënë fillimisht Sinclair për talkSPORT.

“Mendoj se ai tashmë është në biseda për lojtarin e ri të vitit në Ligën Premier dhe ndoshta edhe lojtari i vitit, pasi ai ka qenë aq i mirë dhe aq i qëndrueshëm”.

“Nuk mendoj se shumë njerëz e kuptojnë sa i shpejtë është gjithashtu. Jo vetëm kur vrapon shpejt, por lëviz me topin dhe ekuilibrin e tij të pabesueshëm”, përfundoi anglezi.

Foden ka pesë gola dhe tre asistime në 17 paraqitje në kampionat këtë sezon dhe menaxheri Pep Guardiola është i impresionuar, ashtu sikurse edhe legjenda tjetër e klubit, Shaun Goater, i cili gjithashtu mendon se anglezi mund të sfidojë çmimet elitare të futbollit botëror.

“E them çdo herë, në pesë vitet e ardhshme ai është sfidues për Topin e Artë. Ai ndikon në lojëra sa herë që luan”, ka thënë fillimisht Goater.

“Më pëlqen Phil kur është qendror, cilësitë e tij të driblimit vijnë në pah. Kur ai është anash, ai luan rolin për ekipin dhe e mban atë gjerësi. Ai rrotullohet, driblon dhe bën të gjitha llojet”.

“Shikoni ndeshjen me Liverpool. Andy Robertson është një mbrojtës i shkëlqyeshëm, por Foden kalon përtej tij para se të ndryshojë këmbët”, përfundoi ish-sulmuesi i Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori