LAJMI I FUNDIT:

Legjendari Freeman është meritor për ceremoninë hapëse më të bukur dhe më prekëse të një Kampionati Botëror

Legjendari Freeman është meritor për ceremoninë hapëse më të bukur dhe më prekëse të një Kampionati Botëror
(Foto: Getty Images)

Derisa të gjithë sytë ishin kah Katari sot (e diel) për ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror 2022, aktori amerikan, Morgan Freeman, mori vendin qendror në skenë me një mesazh uniteti dhe bashkimi.

Duke ecur ngadalë nëpër një grup kërcimtarësh dhe interpretuesish në stadiumin Al Bayt në Al Khor, 85-vjeça foli me zërin e tij të pagabueshëm për emocionin e madh të mijëra të pranishmëve.


“Dëgjova diçka të bukur. Jo vetëm muzikë, por këtë thirrje për festë”, është shprehur veterani i ekranit ndërsa ecte drejt një personi pa këmbë në mes të skenës.

“Ejani këtu”, i tha Freemanit hezitues personi i identifikuar si ambasadori i Kampionatit Botëror, Ghanim Al Muftah, i veshur me regalia tradicionale të Katarit.

“Ne e bëmë ftesën sepse të gjithë janë të mirëpritur. Kjo është një ftesë për të gjithë botën”, shtoi ai.

Më pas të dy burrat u përkulën në dysheme dhe u përfshinë në një bisedë performuese, por prekëse, në të cilën ikona e filmit vajtoi botën e ndarë dhe të largët. Në fund, të dy ranë dakord se “ajo që na bashkon këtu, në këtë moment, është shumë më e madhe se ajo që na ndan”.

“Përmes të gjitha dallimeve në gjuhë, ekziston një fije e përbashkët shprese, ngazëllimi dhe respekti. Ne mund të mos i kuptojmë fjalët, por thellë-thellë duhet të vlerësojmë dhe kuptojmë emocionet që na lidhin të gjithëve”, është shprehur aktori.

Ky interpretim mori duartrokitje të forta nga publiku dhe shikuesit nga e gjithë bota treguan respekt të madh për legjendën e filmit.


Kjo është ceremonia më e bukur, karizmatike dhe më prekëse e hapjes së Kampionatit Botëror ndonjëherë”, shkroi një person në Twitter.

“Ai është me të vërtetë një legjendë”, ka shkruar një tjetër.


Jung Kook nga grupi K-Pop i Koresë së Jugut, “BTS”, gjithashtu performoi në ceremoninë e hapjes përpara ndeshjes ndërmjet Katarit dhe Ekuadorit (0-2). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë

Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë

Magazina
Raporti i

Raporti i "Freedom House": Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kalo në kategori