Legjenda e muzikës punk, John Lydon, i njohur si frontmeni i “Sex Pistols” mund ta nderojë skenën e edicionit të ardhshëm të Eurovisionit.

Është duke u spekuluar se rokeri anarkik mund ta përfaqësojë Irlandën në festivalin evropian.

(Foto: Getty Images)

Kantautori Niall Mooney thuajse e ka konfirmuar lajmin duke thënë se është duke e shkruar një këngë të zhanrit punk për pjesëmarrjen e vendit të tij në Eurosong.

Nëse ideja pranohet nga televizioni irlandez, RTE, atëherë ai do ta ripunojë këngën me bendin e tij aktual, “Public Image Limited”.

“Nuk mund të imagjinoja një konkurrent më relevant nga Irlanda duke marrë parasysh se ku ndodhet bota tash”, ka thënë Niall.

Reklama

Lydon ka lindur në Holloway të Londrës, mirëpo prindërit e tij janë imigrantë irlandezë.

Reklama

(Foto: Getty Images)

“Do të ishte nder i madh për mua që ta përfaqësoja Irlandën në garën e këngës Eurovision”, ka thënë rokeri për Irish Sun.

Edicioni i ardhshëm i Eurovisionit do të mbahet në muajin maj në Lisbonë të Portugalisë. /Telegrafi/