Legjenda e NBA, Paul Pierce u arrestua në Los Anxhelos - u gjet duke fjetur në timon i dehur në autostradë

Basketbollisti legjendar amerikan, Paul Pierce u arrestua në qytetin e Los Anxhelosit për shkak të incidentit që bëri në autostradë.
Konkretisht, në orën 22:40, policia vuri re një makinë të tipit Range Rover të ndaluar në njërën nga korsitë e Autostradës 101 dhe, kur u afruan për të kontrolluar se çfarë po ndodhte, gjetën një burrë duke fjetur brenda.
Aty doli të ishte 47-vjeçari Pierce, dhe një test i alkoolit tregoi se ai po ngiste makinën në gjendje të dehur.
Paul Pierce was arrested Tuesday night on suspicion of driving under the influence of alcohol, per @TMZ.
The California Highway Patrol says Pierce was found asleep in his car sitting in the middle of traffic on the 101 freeway in LA, where officers conducted a DUI investigation. pic.twitter.com/5PpeD5eW8H
— ClutchPoints (@ClutchPoints) October 9, 2025
Ish-basketbollisti u arrestua dhe u vu në paraburgim derisa të kthehet në gjendje të mirë, dhe së shpejti duhet të paraqitet para një gjyqtari.
Pierce, i cili luajti për Boston Celtics për 15 vjet dhe u fut në “Hall of Fame” në vitin 2021, nuk donte të komentonte pasi policia njoftoi arrestimin e tij. /Telegrafi/




















































