Legjenda e Man Utd pranon se nuk arriti të sigurojë transferimin e Bellinghamit
Ish-ylli i Manchester United, Bryan Robson, ka folur për përpjekjen e dështuar të klubit për të nënshkruar me Jude Bellingham në të kaluarën.
Bellingham ka vazhduar ngritjen e tij si një yll i klasit botëror, pas një kalimi në vitin 2023 te Real Madrid, pasi Los Blancos përfundimisht ia doli mbanë aty ku United dështoi.
Reprezentuesi anglez ishte i lidhur me një lëvizje te United, përpara se të bashkohej me Borussia Dortmund në vitin 2020, por ai vendosi të bënte hapin drejt Gjermanisë.
Pavarësisht se udhëhoqi garën, United nuk ishte në gjendje të bindte Bellinghamin, me Dortmundin që ofronte një ofertë më të mirë.
Robson dhe një mori legjendash të tjera të Unitedit ishin pjesë e një grupi të pranishëm në ditën kur Bellingham u shfaq rreth qendrës stërvitore në Mançester.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve më të mira të United, Bellingham hodhi poshtë një marrëveshje të mundshme në Old Trafford dhe Robson pranon se ishin bërë gabime në projekt.
🗣️Bryan Robson on Man United's 2020 attempt to sign Jude Bellingham
"It looked promising that he was going to sign for Manchester United… but, me and Eric Cantona did a rubbish job as he signed for Borussia Dortmund! We thought we had him in the bag." pic.twitter.com/LCB4ikzXEj
— Football España (@footballespana_) April 12, 2024
“Ishte vërtet zhgënjyese. Ne ishim në Carrington dhe Sir Alex Ferguson ishte atje pak më herët se unë. Eric Cantona dhe unë e takuam atë, mamanë dhe babanë e tij dhe biseduam”, ka thënë fillimisht Robson në një intervistë për Telegraph Sport.
“Dukej premtuese që ai do të nënshkruante për Manchester United… por, unë dhe Eric bëmë një punë të kotë pasi ai nënshkroi për Borussia Dortmund! Menduam se e kishim në çantë”, përfundoi legjenda e Djajve të Kuq.
United u përfol se ishte sërish i interesuar për Bellingham përpara lëvizjes së tij në Madrid, por nuk ndryshoi mendje dhe 20-vjeçari ka shijuar një fillim të bujshëm me Los Blancos. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës